1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zgjedhje parlamentare në Iran

Irani zgjedh më 2 mars një parlament të ri. Zgjedhjet zhvillohen në atmosferën e luftës për pushtet mes udhëheqësit shpirtëror Khamenei-it dhe presidentit Ahmadinexhad. Reformatorët mbeten jashtë loje.

Zgjedhjet palamentare në Iran pa të papritura

Zgjedhjet palamentare në Iran pa të papritura

Pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të 2009-ës, që kishin si pasojë protestat masive të popullsisë dhe shtypjen e tyre brutane, peizazhi politik i vendit ka ndryshuar.

„Në pjesën më të madhe të zgjedhjeve parlamentare ka patur konkurencë midis kampeve të ndryshme. Në zgjedhjet e tanishme shumë forca janë përjashtuar, shumë opozitarë ndodhen në burg." Ky është vlerësimi që bën reformatori në emigracion, Reza Alijani.

Të dy udhëheqësit opozitarë Seyed Hossein Mussawi dhe Mehdi Karrubi ndodhen prej kohësh nën arrest shtëpie. Shumë reformatorë kritikë janë arrestuar ose kanë emigruar. Ata që kanë mbetur nuk marrin pjesë në ngjarjet politike. Pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare ata e kushtëzuan me lirimin nga arresti i shtëpisë të udhëheqësve të opozitës, lirimin e të burgosurve politikë, krijimin e një atmosfere të hapur për mediat dhe partitë, dhe para së gjithash garancinë se zgjedhjet do të jenë të ndershme.

Bojkotim nga opozitarët

Meqenëse plotësimi i këtyre kushteve nuk u bë, reformatorët hoqën dorë nga lista e kandidatëve. Ata njoftuan se nuk do të përkrahin asnjë kandidat, pavarësisht nga kampi që ai vjen. Thënë më qartë, ata i bojkotuan zgjedhjet.

Bojkoti i zgjedhjeve për forcat reformatore nuk është karakteristika e vetme e zgjedhjeve që zhvillohen. Karakteristikë tjetër janë edhe mosmarrëveshjet e konservatorëve osë të të ashtuquajturve "besnikë ndaj parimeve". Meqenëse konkurenti kryesor i tyre, reformatorët, nuk marrin pjesë në zgjedhje grupe të ndryshme interesi dhe rryma të ndryshme brenda konservatorëve kanë ngritur zërin. Kështu kandidatët e tyre marrin pjesë në tetë lista zgjedhorë në Teheran.

Një votues në zgjedhjet parlamentare në Iran

Një votues në zgjedhjet parlamentare në Iran

Vendimtare për drejtimin e politikës iraniane është ndarja e konservatorëve në dy kampe kryesore, që në luftën për pushtet midis Ayatollah Khamenei-t dhe presidentit Ahmadinexhad, përkrahin njërën apo tjetrën palë.

Çështja e parë e parlamentit të ri do të jetë nëse përkrahësit e Khatami-t do të arrijnë të nisin proces kundër Ahmadinexhadit për ta larguar nga posti, siç kanë njoftuar shumë herë.

Meqenëse kundërshtarët politikë nuk do të luajnë ndonjë rol gjatë zgjedhjeve, pushtetmbajtësit mundohen që të arrijnë pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje. Kjo do të forconte legjitimitetin e tyre.

Autor: Shahram Ahadi/ Aida Cama

Redaktoi: Auron Dodi