1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Zgjedhje në Rumani - Zgjedhësit të lodhur nga politika

Të dielën (30.11) në Rumani zgjidhet një parlament i ri. Për hov të ri nuk bëhet fjalë. Pejsazhi politik i Rumanisë duket se ka ngrirë, për shkak të pasojave të krizës financiare dhe luftërave mes kampeve politike.

Rumani - Fushatë zgjedhore në internet

Rumani - Fushatë zgjedhore në internet

Forcat që duan të kthehen në të kaluarën shfrytëzojnë shansin e momentit, për të shkuar me premtime të mëdha zgjedhore në kutitë e votimit.

Rumunët janë të lodhur nga politika. Aq shumë, saqë pjesëmarrja në votimet për zgjedhjen e parlamentit të dielën – sipas anketimeve - mund të ketë një rënie rekord. Kjo bëri që Presidenti rumun t´i drejtohej të enjten vendit me një apel : para 18 vjetësh kanë vdekur njerëz, me qëllim që rumunët të mund të zgjedhin të lirë, tha Traian Basescu, dhe për këto sakrifica mbajmë tani përgjegjësi.

Pjesa teatrale Kush është Andrei? me të rinj rumunë

Pjesa teatrale "Kush është Andrei?" me të rinj rumunë

Lodhja e rumunëve nga politika është kryesisht rezultat i krizës politike, ku ndodhet vendi. Nga njëra anë kemi presidentin populist dhe popullor Traian Basescu, i cili kritikon vazhdimisht korrupsionin dhe kërkon një shtet transparent dhe të interesuar për shtetasit e vet. Nga ana tjetër qeveria e nacional-liberalëve dhe thuajse të gjitha partive parlamentare, duke u nisur nga pasardhësit e komunistëve për të vazhduar me partinë e pakicës hungareze deri ta ultranacionlistët: një klasë politike, që i do reformat, sepse druhet se mos humbet privilegjet.

Bukuresht

Bukuresht

Kritika të ashpra nga Brukseli

Për shkak të politikës së bllokimit të qeverisë dhe parlamentit pati në korrik kritika të ashpra nga Brukseli. Komisioni i BE-së e kërcënoi Rumäninë me sanksione. Tani duhet gjetur një rrugëdalje nga kriza dhe pengesat e reformave, thotë politologu nga Bukureshti Sorin Ionita: "Ne gjithnjë kemi patur mungesa të mëdha në funksionalitet, në Rumani nuk ka patur kurrë mekanizma të konsoliduara të shtetit ligjor. Tani po përpiqemi t´i krijojmë, por rezistenca politike është shumë e madhe. Ka persona të fuqishëm, për të cilët europianizimi i Rumanisë do të thoshte humbje.Për këtë është fjala tani, për këtë votohet."

Kantjer ndërtimi në Bukuresht, Rumani

Kantjer ndërtimi në Bukuresht, Rumani

Kundërshtarë të një evropianizimi të gjërë të Rumanisë janë psh socialdemokratët, që rrjedhin nga komunistët. Shumë nga aparatçikët e dikurshëm dhe ish oficerët e sekuritates në këtë parti konsiderohen si simbol për politikanët e korruptuar.

Premtimet elektorale vënë vend mirë psh në zonat rurale, dhe socialdemokratëve u ka ndihmuar kriza globale financiare. Zhvillimit të viteve të fundit në Rumani me një rritje ekonomike rekord dhe punësim të plotë duket se i ka ardhur fundi: Ndërmarrjet private dhe komunat i shtyjnë planet për investime, shumë sipërmarje të mëdha, ndër ta edhe kombinatet e çelikut dhe prodhuesit e automobilëve, po e ulin prodhimin. Ky është vetëm fillimi. Vitin e ardhshëm kriza do ta prekë me të vertetë Rumaninë, prognostikon ekonomi Ilie Serbanescu, sepse: "Ne nuk kemi arritur një zhvillim ekonomik të brendshëm. Zhvillimi ynë bazohet në konsumin e mallrave të importit dhe në kapitalin e investitorëve të huaj. Rumania ka jetuar në vitet e fundit gjithnjë e më mirë, por me kredi. Dikur kjo duhet paguar. Nga kriza financiare ndërkombëttare momenti për të paguar po afron."

Prodhimi ka rënë në Rumani

Prodhimi ka rënë në Rumani

Vështirë do ta kenë për shkak të krizës financiare favoritët e deritanishëm të fushatës elektorale, liberaldemokratët, udhëheqja e të cilëve më tepër i ka evituar premtimet elektorale. Liberaldemokratët kanë përfituar nga imazhi i tyre si parti e presidentit dhe propagandojnë reformat thelbësore në fushën ekonomike dhe atë sociale dhe luftën kundër korrupsionit. Këtë e bën në rradhë të parë ministrja e drejtësisë pa parti, Monica Macovei. "Ne të gjithë kemi parë, se është e mundur të veprojmë kundër korrupsionit. Në të ardhmen do të vendosen rregulla shumë strikte. Kështu imuniteti i gjerë psh për ish iministrat duhet kufizuar. Përndryshe: Klasa politike është e reformueshme vetëm në atë masë, sa njerëzit të votojnë ndryshe nga deri tani."

DW.COM

  • Data 28.11.2008
  • Autor Keno Verseck
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G5Pc
  • Data 28.11.2008
  • Autor Keno Verseck
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G5Pc