1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Zgjedhja e presidentit të Gjermanisë kalon në raundin e tretë

Ishte një test për koalicionin konservator liberal. Dhe ai nuk u kalua. Kandidati i maxhorancës, Christian Wulff, nuk arriti ta fitonte shumicën e votave të Asamblesë Federale as në raundin e dytë.

Salla e Asamblese Federale

Zgjedhjet presidenciale në Gjermani po bëhen gjithnjë e më interesante. 50 vjeçari Christian Wuff nuk arriti as në raundin e dytë që të merrte shumicën e votave të Asamblesë Federale. Siç bëri të ditur sërish kryetari i Bundestagut, Norbert Lammert:

 "1239 vetë dhanë votat, një ishte e pavlefshme, 7 abstenime, 490 per Joachim Gauck (SPD/Të Gjelbrit), 123 për Lukretia Jochimsen (E Majta), 615 për Christian Wulff (CDU/CSU/FDP) dhe 3 për Frank Rennecken (NPD)” 

Në këtë mënyrë, kandidati i maxhorancës fitoi 15 vota më shumë se në raundin e parë, por ato nuk mjaftojnë për të krijuar shumicën. Zgjedhjet do të kalojnë kështu në raundin e tretë dhe të fundit, prej të cilave del fitues ai që ka shumicën relative të votave.

Shumica e analistëve mendojnë që shanset më të mira i ka Chirstian Wulff, kandidati i maxhorancës, pasi njëra nga partitë opozitare, E Majta, nuk është e gatshme që t'ia japë votat kandidatit të opozitës. Shkak për këtë është kritika e ashpër që i bën ish-disidenti i RDGJ-së sistemit të komunist në Lindje. E megjithëse merret me mend që fitues do të dalë Wulff, me dramaturgjinë e tyre këto zgjedhje po e zëvendësojnë më së miri boshllëkun emocional të teleshikuesit në këtë ditë pa ndeshje botërori.

Sinjal paralajmërues ndaj kancelares

Që në mesditë, nën kupolën e qelqtë të Rajhstagut ndihej tensioni. Shumë delegatë të kampit konservator-liberal e kishin deklaruar dilemën e tyre: Ata do ta kishin votuar me dëshirë kandidatin e opozitës, ish-disidentin e Gjermanisë Lindore, Joachim Gauck, por për shkak të disiplinës brenda partiake duhej të votonin për atë të maxhorancës.

Një dilemë kjo, që u pasqyrua më së miri në rezultatin e raundit të parë: "1242 vota të dorëzuara, një e pavlefshme, 13 abstenime, 499 për Joachim Gauck (SPD dhe  Të Gjelbrit), 600 për Christian Wulff (CDU/CSU dhe FDP), 126 për Lukrecia Jochimsen (E majta), 3 për Frank Rennecke (NPD)."

Në këtë mënyrë, Christian Wulff jo vetëm që nuk arriti shumicë absolute të votave. Por përkundrazi, maxhorancës doli që i mungonin 44 vota. Votimi ishte i fshehtë, kështu që devijuesit nuk njihen, por një numër shumë i madh mendohet se vijnë nga radhët e Unionit Demokristian ose Kristiansocial. Analistët e interpretuan rezultatin menjëherë si një shenjë pakënaqësie ndaj politikës së kancelares. Njëri prej tyre, Friedrich Nowotni, tha në kanalin televiziv Phoenix:  “Ky është një paralajmërim për kancelaren dhe për mënyrën se si sillet ajo me partinë. Dhe ajo ka për ta vrarë mendjen për këtë”.

 Autor: Anila Shuka/Berlin

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 30.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O7ER
  • Data 30.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/O7ER