1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Zgjedhësit nuk donin një raund të dytë plot kompromise të këqia

Zgjedhësit ia dhanë besimin e tyre unionit CDU/CSU dhe FDP-së. Tani Merkel dhe Westerwelle duhet ta mbajnë fjalën.

Fituesit, Guido Westerwelle dhe Angela Merkel

Fituesit, Guido Westerwelle dhe Angela Merkel

Shtypi gjerman komenton sot përfundimin e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan:

"Qeverisë Merkel 2 do t'i kundërvihet një falangë e majtë që nuk është parë në këtë vend deri më sot. A do t'ia dalë kjo forcë që problemet që zunë kore përgjatë koalicionit me bazë të gjerë të shtjellohen nga Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe të nxjerrin në pah thelbin e vërtetë të Angela Merkelit? Paria Liberale FDP sidoqoftë nuk do ta pengojë një kancelare reformatore. Më në fund kryetarja e CDU-së ka mundësinë të jetë ajo kancelare që synonte dikur si kandidate. Pra pyetja më interesante është se cila Angela Merkel do të qeverisë vendin në vitet në vazhdim."

"Heilbroner Stimme" vëren:

"Faktin që pas 15 vjetësh shumica mjafton për një aleancë të kristiandemokratëve CDU dhe liberalëve FDP, Angela Merkel ia dedikon partnerit të saj të ardhshëm dhe jo situatës së favorshme për unionin. Për Angela Merkelin rezultati është gjithçka tjetër, por jo një fitore triumfuese. Ndonëse me mazhorancën për koalicion CDU-FDP u arrit objektivi elektoral, një parti popullore nuk mund të mjaftohet me rezultatin e dytë më të dobët në historinë e saj. Partia socialdemokrate SPD si humbësja mëse e qartë nga koalicioni me bazë të gjerë ndodhet pas kësaj rënieje katastrofale përpara nevojës për t' u rieorientuar. Kursi i liberalit Westerwelle që e refuzonte qartë një koalicionin tresh me socialdemokratët u konfirmua dhe ai është fituesi i vërtetë i zgjedhjeve 2009."

Nga "Augsburger Allgemeine" citojmë:

"Partitë e vogla po marrin atë që humbasin partitë klasike popullore. Ky është një zhvillim shoqëror. Ky zhvillim do të thotë copëzim. E kjo është një tragjedi për Partinë Socialdemokrate, parti kjo me përvojë të pasur tradicionale 150-vjeçare. Ajo ndodhet në një gjendje për të të ardhur keq dhe gjithnjë e më shumë po rrezikon të kapet nga fusha e të vegjëlve. E kush e kishte menduar, që partia e Willy Brandt-it do të arrinte deri në këtë pikë."

Gazeta bulevardeske "Bild Zeitung" shkruan:

"Atë që politikanët nuk e arritën në një luftë elektorale të turbullt - e arritën zgjedhësit duke krijuar: qartësi! Kjo është gjë e mirë për demokracinë. Kjo është gjë e mirë për Gjermaninë. Koalicionit me bazë të gjerë nuk iu dha vota. Kjo jo sepse ky koalicion ka bërë punë të keqe, por sepse zgjedhësit nuk deshën një raund të dytë plot kompromise të këqia. Me një shumicë të qartë mes kristiandemokratëve dhe liberalëve zgjedhësit dëshmuan më shumë guxim, nga sa prisnin politikanët prej tyre. Ky është një mandat i qartë për Angela Merkel dhe Guido Westerwelle. Një mandat për një qeverisje me vendosmëri. Qeveria e re duhet të verë nën kontroll borxhet e shtetit. Taksat duhet të ulen, për ata që mbajnë peshën kryesore të ekonomisë: shtresën e mesme të shoqërisë, specialistët, ata që kanë vullnetin të japin rendimente. Kjo qeveri duhet të gjejë edhe fjalë të qartë për luftën në Afganistan. Zgjedhësit i kanë dhënë besimin e tyre unionit dhe FDP-së. Tani Merkel dhe Westerwelle duhet ta mbajnë fjalën."

Autor: Vilma Filaj-Ballvora
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 28.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JqUR
  • Data 28.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JqUR