1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Zgjatet paraburgimi për ish-presidentin egjiptian Morsi

Presidenti kalimtar Adli Mansur po merret me zëvendësimet në administratën krahinore. Sot bëjnë betimin disa guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë të rinj.

Ish-presidenti egjiptian Mohamed Morsi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Televizioni shtetëror njoftoi të hënën se paraburgimi është zgjatur dhe me 15 ditë.

Mursi akuzohet se bashkë me lëvizjen palestineze të Hamasit ka përgatitur në Egjipt "operacione armiqësore" dhe se ka qenë i përfshirë në planifikimin e sulmit ndaj burgut Vadi Natrun dhe në sulme ndaj stacioneve policore.

Ägypten Anhänger von Mohammed Mursi 10.8.2013

Pasuesit e Mursit kanë ngritur barrikada me tulla dhe thasë me rërë

Këto njoftime e kanë acaruar edhe më tej gjendjen në Kajro dhe qytete të tjera ku po vazhdojnë protestat e pasuesve të Mursit. Nga frika se mund t'i largojnë nga sheshet ku kanë ngritur kampet e protestës një numër islamistësh të maskuar kanë ngritur në Sheshin al-Rabaa Adawija një barrikadë me tulla dhe thasë me rërë. Pasuesit e Mursit po mbajë të pushtuar prej kohësh së bashku me bashkëshortet dhe fëmijët e tyre sheshet Adawija Rabaa al-Nahda dhe sheshin Universitetit të Kajros.

Zëvendësime në administratën krahinore

Ägypten Adli Mansour Vereidigung

Adli Mansour

Dhe ndërsa islamistët po vazhdojnë protestat e tyre dhe policia po merret me eliminimin e kampeve të protestave, presidenti kalimtar i vendosur në pushtet nga ushtaria Adli Mansur po merret me zëvendësimet në administratën krahinore, kur Mursi kishte vendosur më parë në poste drejtuese shumë anëtarë dhe simpatizantë të Vëllazërisë Myslimane. Mediat lokale njoftojnë se sot (13.08) do të bëjnë betimin disa guvernatorë dhe zëvendësguvernatorë të rinj.

Mursi donte të instalonte në Egjipt një kushtetutë islamiste

Pasi erdhi në pushtet përmes zgjedhjesh demokratike Presidenti Mursi nuk vazhdoi të qeveriste në mënyrë demokratike. Qëllimin e tij për të instaluar në Egjipt një kushtetutë islamiste dhe për të krijuar më pas me ndihmën e saj fakte të pakthyeshme ushtria arriti ta parandalonte në minutën e fundit.

Qëkurse ushtria e rrëzoi nga pushteti liderin islamik më 3 korrik pas protestave masive kundër qeverisë së tij, Mursi mbahet në një vend të fshehtë.

Xhihadistët në shënjestër

Ndërkohë në gadishullin e Sinait, ushtria ka në shënjestër një grupim tjetër islamistësh, xhihadistët predikues. Në ndryshim nga pasuesit e Vëllazërisë Myslimane ata në parim nuk pranojnë as partitë, as zgjedhjet dhe as institucionet shtetërore. Ata janë betuar se do të hakmarren, pasi ushtria vrau fundjavën e kaluar tetë anëtarë të grupit të tyre.