1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zero tolerancë për shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit

Topi: "Tragjedia e Gërdecit nuk mund të mbetet jetime. Ajo ka fajtorë dhe përgjegjës me emra dhe mbiemra."

default

Pamje nga shkatërrimet në Gërdec

Një javë pas tragjedisë së Gërdecit presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, Presidenti Topi i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë hetime të pavarura nga politika dhe kërkoi që autoritetet përkatëse të marrin përgjegjësitë e veta politike dhe ligjore.

Nevojitet një hetim serioz, rigoroz dhe transparent

Presidenti Topi tha në mbledhjen e Komitetit të Sigurisë Kombëtare: „Tragjedia e Gërdecit nuk mund të mbetet jetime. Ajo ka fajtorë dhe përgjegjës me emra dhe mbiemra. Nevojitet një hetim serioz, rigoroz, transparent për zbardhjen e kësaj ngjarje të paprecedent. Kërkohet që institucionet e pavarura të hetimit të bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha institucionet e tjera të shtetit, për nxjerrjen e fajtorëve para ligjit dhe ndëshkimin e tyre. Institucioni i Prokurorisë duhet të vazhdojë të punojë në mënyrë shumë të pavarur dhe profesionale.“

Qëndrimi i qartë dhe i prerë i kreut të shtetit në lidhje me ngjarjen e rëndë të së shtunës së kaluar, 15 Marsit, vjen kur publiku ka ndjekur permes mediave televizive debatin parlamentar mes opozitës dhe maxhorancës për zbardhjen e së vërtetës së Gërdecit. Publiku ka dëgjuar sesi kryeministri Berisha dhe ministrat e tij kanë mohuar të kenë ditur se diku, mes Tiranës dhe Durrësit, në një fshat të quajtur Gërdec, të grumbulluar në një sipërfaqje te rrethuar me llamarina, që autoritetet e quanin „ fabrikë“, 150 njerëz, mes të cilëve gra dhe fëmijë luanin çdo ditë, prej më shumë se një vit, me vdekjen.

Është e pafalshme që askush nuk ka thënë asgjë mbi një punishte të paligjshme dhe shumë të rrezikshme

Gëzhoja nga predhat që çmontoheshin në Gërdec

Gëzhoja nga predhat që çmontoheshin në Gërdec

Presidenti Bamir Topi duke shprehur skepticizëm të plotë për padijeninë e autoriteteve qeverisëse ngriti pyetjen sesi „shpjegohet që askush nuk na kishte vënë në dijeni për këtë gjendje në terren? E kam fjalën për SHIU-n, SHISH-in, Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, shërbimet e autoritetit fiskal, ato të punës dhe të autoriteteve monitoruese të shëndetit paraprak, prej te cilave nuk ka pasur as edhe një rresht të vetëm informacion mbi atë që ndodhte në Gërdec. Është e pafalshme, askush nuk ka thënë asgjë, mbi një punishte të paligjshme dhe shumë të rrezikshme pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend dhe të autostradës kryesore të vendit. Nuk e besoj se askujt nuk i kishte rënë në sy kjo situatë, ndaj kërkoj që me transparencë të nxjerrim përfundimet e duhura në lidhje me punën që institucionet dhe agjencitë e specializuara në vend nuk e kanë kryer. Ta konsiderojmë rastësi, paaftësi apo si një sjellje te papërgjegjshme ndaj një realiteti shqetësues?"

Duke i drejtuar thirrje organit të akuzës për një hetim të pavarur nga politika presidenti Topi tha se para drejtësisë duhet te vihet „çdo individ, cilido qoftë ai, çdo zyrtar i korruptuar dhe cilido që u është kundërvënë interesave kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.„

  • Data 21.03.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DSQT
  • Data 21.03.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DSQT