1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

„Zemra na pikon gjak“ - Qeveria italiane aprovon paketë tjetër kursimesh

Qeveria italiane ka marrë vendim ditën e premte (12.8.) për një paketë tjetër masash kursimi, të cilat do të hyjnë në fuqi dy vitet e ardhshme. Në këtë mënyrë do të arrihet bilancimi i buxhetit shtetëror.

ILLUSTRATION: Eine italienische Ein-Euro-Münze ist am Montag (11.07.2011) in Düsseldorf auf einer Italienkarte zu sehen. Die Euro-Finanzminister beraten in Brüssel darüber, wie die Krise eingedämmt werden kann. Nicht nur das krisengeschüttelte Griechenland, sondern auch Italien macht die Märkte nervös. Foto: Federico Gambarini dpa/lnw

Euro në krizë edhe në Itali

Italia përpiqet të çlirohet nga kriza e borxheve me një përpjekje të sforcuar. 20 miliardë euro duhen kursyer në vitin 2012. Një vit më vonë, në vitin 2013 duhen kursyer 25,5 miliardë. Këto i shtohen masave të vendosura në mes të muajit korrik për kursimin e 70 miliardë eurove. Kryeministri Silvio Berlusconi deklaroi:

"Është e qartë se zemra jonë pikon gjak. Ka qenë e mira e kësaj qeverie që nuk i ka futur duart tek xhepat e italianëve, e thënë në mënyrë figurative. Por situata ka ndryshuar në gjithë botën.“

Ajo që ka ndryshuar është vlerësimi i tregjeve, sa i përket fuqisë financiare të Italisë. Dyshimet nëse vendi është në gjendje të likuidojë vetë malin e borxheve prej 190 miliardë eurosh, u shtuan gjithnjë e më shumë. Bonot shtetërore italiane u bënë gjithnjë e më rentabël, që do të thotë gjithnjë e më të shtrenjta për shtetin, çka ashpërsoi problemin e borxheve. Në fund, frenat i vuri Banka Qendrore Evropiane, pranon Berluskoni në fund të një takimi qeverie.

Protesta kundër paketës së kursimeve

Protesta kundër paketës së kursimeve

„Kjo paketë kursimesh plotëson dëshirat e Bankës Qendrore Evropiane. Kjo i ka lejuar Bankës Qendrore Evropiane të ndërhyjë ditën e hënë [8.8.] dhe të blejë bonot tona të thesarit."

Nëpërmjet blerjeve të Bankës Qendrore Evropiane borxhet italiane u rritën. Si shpërblim shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret kursime të mëdha dhe sakrifica. Qeveria italiane nuk reagon më, thotë opozita. Pier Ferdinando Casini nga Partia e Qendrës: „Letra e Bankës Qendrore Evropiane, presioni i Merkelit dhe Sarkozy-së. Shitja në ankand e Italisë, për të cilin flasin mediat, nuk është më një realitet i largët, por është një fakt."

Jo të gjithë detajet e paketës së shpëtimit janë bërë të njohura. E paqartë është për shembull, nëse zyrtarët e shërbimit publik duhet të heqin dorë nga rroga e 13-të e vitit. Pas vitit 2015, gratë do të dalin më vonë në pension. Ata që anë të ardhura më të mëdha se 90 euro në vit duhet të paguajnë më shumë taksa, një rregull ky që prek deputetët. Privilegjet dhe të ardhurat e majme të politikanëve kanë qenë javët e fundit objekt i kritikave. Përveç kësaj do të ketë shkurtime në ministritë, rajonet dhe komunat. Kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno paralajmëron për rrezikun e shkurtimeve të mëdha sociale.

Parlamenti italian diskuton buxhetin

Parlamenti italian diskuton buxhetin

„Këtu nuk kemi të bëjmë me shkurtime të politikanëve apo institucioneve. Kjo është një prerje e shpenzimeve sociale. Kjo duhet të bëhet e qartë dhe qytetarët duhet ta dijnë se ky vendim nuk vjen nga ne kryetarët e bashkive."

Të prekur shumë nga këto masa do të jenë provincat. Të gjitha provincat që kanë më pak se 300 mijë baorë do të shkrihen me provinca të tjera. Kjo prek për shembull provincat e Triestes ose Sienas. Kjo do të ndodhë nëse parlamenti nuk merr tjetër vendim. Deputetët duhet t`i aprovojnë masat e propozuara nga qeveria brenda 60 ditëve, në mënyrë që ato të hyjnë në fuqi.

Autor: Tilmann Kleinjung/ Aida Cama

Redaktoi: Mimoza Cika- Kelmendi