1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zbatimi i decentralizimit në Kosovë pritet të hasë në pengesa

Demonstrantë serbë në Merdare, shkurt 2008

Demonstrantë serbë në Merdare, shkurt 2008

Decentralizimi i pushtetit lokal në Kosovë, është një ndër pikat kryesore në planin e Marti Ahtisarit dhe parashihet të fillojë së implementuari me 15 qershor, sapo të hyjë në fuqi Kushtetuta e Kosovës. Qeveria ka kohë që ka nisur fushatën informuese, sepse këtë proces e cilëson të jetë i vështirë, sepse ndodh për herë të parë në Kosovë dhe me të cilin pretendohet të arrihet përparim, ashtu sikur në vendet më të zhvilluara. Në procesin e decentralizimit parashihet krijimi edhe i tetë komunave të reja, pesë nga to vetëm për serbët e Kosovës ku ata janë shumicë. Mirëpo, problemi është se serbët e Kosovës nuk e njohin planin e Marti Ahtisarit dhe ky fakt sipas udhëheqësve politik kosovarë do ta bëjë të vështirë implementimin në vendbanimet serbe.

Sadri Ferati, ministër i pushtetit lokal u thotë serbëve të Kosovës se decentralizimi është në të mirë të vetë serbëve të Kosovës. Kostoja financiare për krijimin e komunave të reja në Kosovë do të jetë afro 30 milion euro. Një pjesë e kësaj shume është ndarë nga qeveria e Kosovës, mirëpo një pjesë do të kërkohet nga donatorët e huaj. Komisioni Evropian, ka ndarë 12. 4 milion euro, që përfshirë periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2010, kur pritet edhe të përfundojë procesi i decentralizimit.

Ky proces mbështetet nga institucionet e Kosovës, mirëpo, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje e njohur për protestat e saj kundër planit të Marti Ahtisarit. Kjo lëvizje ka paralajmëruar se do të organizojë protesta të vazhdueshme kundër decentralizimit, sepse ajo konsideron se më këtë proces shënohet edhe ndarja etnike e Kosovës.

DW.COM

  • Data 05.06.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EEKu
  • Data 05.06.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EEKu