1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zagrebi: Mbështesim tërësinë territoriale të Kosovës

Kryeministrja e Kroacisë është e para kryeministre kroate që viziton Kosovën e pavarur.

Jadranka Kosor, kryeministre e Kroacisë

Jadranka Kosor, kryeministre e Kroacisë

Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor do të vizitojë në 24 gusht Kosovën. Kjo është vizita e parë një kreyeministri kroat që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, bëri të ditur zyra e kryeministres, duke theksuar angazhimin e Zagrebit për integritetin territorial të Kosovës.

"Qeveria kroate do të vazhdojë të mbështesë një politikë të koordinuar me aleatët tanë në NATO dhe në BE", thuhet në deklaratën e qeverisë kroate.

Vizitë pas tensioneve me serbët në veri të Kosovës

"Kjo është mbështetje për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, respekt për të drejtat e minoriteteve dhe dhe për integritetin territorial të Kosovës"

Kjo vizitë e Kosorit në Prishtinë, e cila do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, koincidon me rishpërthimin e tensioneve me serbët në veri të Kosovës.

Zagrebi

Zagrebi

Çelëse e një forumi ekonomik në Prishtinë

Kryetarja e qeverisë kroate do të hapë në Prishtinë një forum ekonomik që do të bashkojë biznesmenë nga Kroacia dhe Kosova. Ajo do të takojë edhe anëtarë të një kontigjenti prej njëzet ushtarësh kroatë të vendosur nga KFOR-i në Kosovë.

Kroacia e ka njohur pavarësinë e Kosovës që në shkurt 2008. Zagrebi dhe Prishtina kanë marrëdhënie normale diplomatike.

Autor: Auron Dodi (afp)

Redaktoi: Mimoza Cika Kelmendi