1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zaev për DW: Kjo që bën Gruevski është për të negociuar për amnestinë

Disa ditë pas së “enjtes së përgjakur“ dhe pas takimit dje me përfaqësuesin e SHBA-së, lideri i Partisë Social-Demokrate flet për hapat e radhës të shumicës paralamentare pas zgjedhjes së kryetarit të paralamentit.

DW: Si e interpretoni deklaratën e Ivanovit, pas takimit me Hojt Ji që „partnerët e koalicionit të bashkohen dhe të sigurojmë garancionë për unitetin e shtetit, dhe gjitha kjo të jetë ne pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë". A mendoni se do t'ua japë mandatin për qeveri Ivanovi tani?

Zoran Zaev: Unë e paraqita hapur Programin per Qeverin e re, aty ka garanci të qarta për unitetin e shtetit, Kushtetutën dhe prepektivën euro-antatlantike. Programin është i publikuar po ashtu edhe në web-faqen e Lidhjes Social-Demokrate dhe është i njohur për opinionin vendas dhe për atë të huaj. Edhe si parti, edhe si shumicë parlamentare, shumë herë kemi thënë shumë qartë, se nuk ka asnjë rrezik per cënimin e unitetit të Maqedonisë. Ajo është shpifje nga Nikolla Gruevski për të penguar transferimin e qeverisë, ku edhe presidenti Ivanov i ndihmon. Arsyeja është e qartë, frika për ndryshim e cila sjell drejtësi për të gjithë. Edhe një herë do t'i njoftojmë qytetarët dhe presidentin Ivanov, për përmbajtjen e Programit për Qeveri të Re. Ne jemi politikanë seriozë, të cilët kemi për qëllim të marrim përgjëgjësi për udhëqjen e shtetit, me këtë qëndrim duam edhe një herë t'i hedhim poshtë argumentet e paarsyeshme të Gjorgje Ivanov. Porosisim që më në fundë edhe ai të bëjë diçka në interes të qytetarve, dhe të na e japë neve mandatin.

Po Ivanovi kërkon dialog dhe përsërit „platforma e Tiranës nuk mund të jetë kusht dhe as më pak bazë për formimin e qeverisë në Republikën e Maqedonisë". Cilët do të jenë hapat e radhës së shumicës së re parlametare, pas qëndrimeve të tilla të Ivanovit?

I vetmi dokument që ekziston, është programi i qeverisë së re reformative. Këtë e di edhe presidenti Ivanov, po ashtu është i informuar se me të njëjtat qëndrime të partive shqiptare, ishte në bisedime edhe Gruevski për 20 ditë me radhë, po atëherë kjo atij nuk i pengonte. Atij filloi t'i pengonte kur Gruevski nuk arriti të formojë qeverinë. Përsëris edhe një herë, ekziston program për qeveri, i cili garanton të ardhme të sigurt, stabile, ekonomike dhe prosperitetin euroatlantik për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqednosë, dhe askush nuk e ka të drejtën ta pengojë këtë proces. Vendimtar është përcaktimi i qytetarëve, të cilët me zgjedhjen e 67 deputetëve që i prezentojnë interesat e tyre në Kuvend, formuan shumicën e re në Parlament. I sapo zgjedhuri kryetar i Kuvendit, do t'i dërgojë vendimin zyrtar Ivanovit, se është formuar shumicë paralmentare legjitime, dhe se Gjorgje Ivanov është i detyruar ta japë mandatin për formimin e qeverisë së re. Është e rëndësishme që shumica e re paralamentare të ketë përgjegjësinë për vendimin e 700.000 qytetarëve, dhe të këtë përgjegjësi që kjo shumicë do t'i përmbushë.

Para opinionit janë shfaqur tezat se deklaratat që kanë ardhur deri më tani nga Departmenti i Shtetit dhe nga ambasada e SHBA-së janë „deklarata private" të kuadrit të administratës së Obamës. A i dementuan këto spekulime vizita dhe deklaratat e Hojt Ji?

Mesazhi i zëvendëssekretarit të shtetit të Shteteve të Bashkuara për Europën dhe Euroazinë zotrit Hojt Ji është shumë i qartë, dhe këto deklarta janë të njëjta me qëndrimin e ambasodorit të SHBA-së në Shkup. Të gjithë t‘i mbështesin proceset demokratike për formimin e qeverisë së re. Ky është mesazhi edhe nga Bashkimi Europian dhe këtë presin edhe qytetarët që votuan për ndryshim. Dhe qeveri të re ne Maqedoni do të kemi.

Cili ështe mesazhi kryesor që erdhi nga partneri strategjik i Maqedonisë SHBA nëpërmjet Hojt Ji?

SHBA-ja është partneri më i rëndësishëm strategjik që edhe tani përkrah interesat shtetërore të Maqednosië në proceset tona demokratike. Dhuna nuk i sjell asnjë të mirë Maqedonisë, përkundrazi ajo e tërheq nga e kundërta. Kryetarët e çdo partie politike dhe të institucioneve duhet të marrin përgjegjësi dhe ta çojnë vendin në drejtim të të drejtave demokratike, të cilat i hapin rrugën shtetit për një të ardhme euroatlantike.

Dhuna në parlament më së miri tregon për metastazat e partisë qeverisëse. Nësë në parlament u sulmuat nga nëpunës të Ministrisë të Punëve të Mbrendshme, të Ushtrisë dhe të Sigurimit të Shtetit, a mund të marrim përgjegjësi vetëm 15 persona për këtë? Cilët janë ata që mobilizojnë protestuesit për dhunë, dhe ata që i hapën dyert e parlamentit që të hynin turmat e njerëzve?

Duhet të vihen para përgjegjësisë edhe ata që e kryen skenarin e përgjakosjes në Parlament, edhe ata që e porositën atë. Pas kërkesës për amnesti të organizantorëve dhe motivuesve të protestave, po ashtu edhe nga reagimi i djeshëm i VMRO-DPMNE-së që e arsyeton dhunën, është tani e qartë cilët janë porositësit – Nikola Gruevski dhe udhëheqsija e VMRO-DPMNE-së së bashku me Ibanovin, Velanovskin dhe Çavkovin. Është e qartë se bëhet fjalë për dhunë të organizuar nga njerëz të instucioneve dhe vetë kjo është një fakt që duhet sa më parë të bëhen ndryshime. Ndryshime do të ketë. Të gjithë ata që bëjnë tentime të tilla ndaj opinionit dhe qytetarëve duhet nxirren përpara drejetësisë. Me bashkëpunim me ekspertë publikë dhe me qytetarët do të vendosim profesionalizm, drejtësi dhe pavarësi në sistemet udhëheqëse. Po ashtu do t'i çlirojmë institucionet që të punojnë të pavarura, në interes të qytetarëve. Ky është një proces që ne do të rinovojmë sistemin e shtetit, i cili sikurse shihet ka mebturina të regjimit që është në rënie.

Ka pasur shumë spekulime prandaj desha t'ju pyes: A ju ka kërkuar direkt apo indirekt Gruveski amnesti për veten dhe për rrethin e tij të ngushtë partiak, dhe atë familjar?

Po, kjo që bën Gruevski është për të mundësuar që bëjë Pazar për amnestinë. Amnesti nuk do të ketë. Për të gjitha at që ka dëgjuar opinioni se ç‘ka bërë Gruevski, ai do të dalë para gjyqit. Do të ketë sistem të pavarur të gjykatave dhe gjyqi do të vendosë për fatin e tij. Por shmangie nga drejtësia nuk do të ketë. U kam premtuar qytetarëve se Maqedonia do të jetë me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.

 

Intervistoi: Katerina Blashevska