1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zaev është viktimë politike

Fatos Musliu / Shkup29 Korrik 2008

Arrestimi i nënkryetarit të Socialdemokratëve dhe kryetar i Komunës së Strumicës, Zoran Zaev ka prapavijë politike dhe është një tregues se qeveria ushton trysni ndaj organeve gjygjësore.

https://p.dw.com/p/Elys
"For Macedonia together"
"For Macedonia together"Fotografi: AP

Qeveria ushtron trysni politike ndaj punës së pavarur të gjykatave. Ky është vlerësimi i Lidhjes Social Demokrate pas paraburgimit të nënkryetarit të LSDM-së, njëherësh kryetar i i Komunës së Strumicës, Zoran Zaev. Ai është arrestuar ditë më parë me dyshimin se ka keqpërdorur mjete financiare në vlerë prej 8 milion eurosh gjatë ndërtimit të një qendreje tregëtare në Strumicë. Por pas hetimit në gjykatën themolore në Shkup ai ishte lënë të mbrohet në liri. Këshilli penal këtë vendim të gjykatës themelore e ka vlerësuar si të pa bazë dhe ka marrë vendim që kryetarit të komunës së Strumicës t`i shqiptohet paraburgimi 90 ditësh. Tani ai gjendet në burgun hetimor të Shutkës në Shkup.

Kryetarja e partisë opozitare LSDM, Radmilla Sheqerinska thotë se arrestimi i nënkryetarit Zoran Zaev është bërë me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga ajo që po ndodh në Maqedoni. "Pas arrestimit të nënkryetarit Zoran Zaev bëhet e qartë se masa paraburgim shndërrohet në dënim dhe se për këtë dënim nuk ka nevojë të zhvillohet proces gjygjësor. Qeveria me trysninë ndaj gjykatave po angazhohet të dënojë çdo individ i cili mendon ndryshe nga ajo," - ka deklaruar Radmilla Shekerinska kryetare e socialdemokratëve.

Gjithnjë sipas saj, autoritetet qeveritare mundë të vazhdojnë me arrestime por nuk do të kenë mundësi të pengojnë opozitën që t`i mbrojë vlerat demokratike. "Zaev është viktimë politike," ka thënë Radmilla Sheqerinska.

Avokatët mbrojtës të Zoran Zaevit thonë se nuk ka bazë ligjore për paraburgimin e tij. " Kryetarit të komunës i është marrë pasaporta ,kështu që ai nuk ka patur mundësi ta braktisë vendin "- thotë avokati i Zoran Zaevit.

Pas bojkotimit të seancave të Parlamentit, Sheqerinska ka bërë të ditur se kryetarët e komunave nga radhët e kësaj partie do të tërhiqen nga Bashkësia e Njësive të Vetëadministrimit Lokal dhe se për këto shkelje ndaj partisë do të njoftohet bashkësia ndërkombëtare.