1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zëra nga shtypi: Serbia duhet të presë deri në mars

Serbia nuk do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian para marsit. Beogradi duhet të zbatojë fillimisht marrëveshjet e arritura me Prishtinën, kërkon BE.

default

Këshilli i Evropës ka konstatuar se në Serbi është shënuar përparim i konsiderueshëm drejt përmbushjes së kritereve të Kopenhagës, në procesin e stabilizim-asociimit dhe në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës. Kështu thuhet në konkludimet e Këshillit të Evropës, lidhur me mundësinë që Serbia të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Autoritetet evropiane kanë përshëndetur edhe dialogun me Kosovën, si dhe përparimet e arritura në këtë dialog - në radhë të parë marrëveshjen për kontrollimin e përbashkët të kufijve.

Jo para marsit të vitit të ardhshëm

Mirëpo, në raport thuhet se Serbisë nuk do t'i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, para marsit të vitit 2012. Krerët e vendeve anëtare të BE-së e kanë ngarkuar Këshillin e Evropës të kontrollojë angazhimin e Serbisë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog me Prishtinën, përfshirë këtu edhe kontrollin e përbashkët të pikëkalimeve kufitare.

Nga Serbia pritet që para se të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE të arrijë marrëveshje me Prishtinën edhe për paraqitjen e Kosovës në takimet rajonale, që të dëshmojë përcaktimin për bashkëpunimin rajonal dhe të bashkëpunojë në mënyrë "aktive" me EULEX-in dhe KFOR-in.

Raportet me Kosovën më të rëndësishmet

Gjatë ditëve të kaluara është parë qartë se në mesin e 27 vendeve anëtare të BE-së nuk ekziston ndonjë mendim i përbashkët lidhur me Serbinë. Franca, Spanja dhe disa vende të tjera ishin të mendimit se Beogradit i duhet dhënë statusi i kandidatit për anëtarësim në BE. Ndërkohë që Gjermania dhe Austria, në radhë të parë, kishin rezerva, për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve të arritura me Kosovën dhe incidenteve të fundit në veri të Kosovës, ku u plagosën rëndë edhe disa ushtarë gjermanë dhe austriakë.

Nga autoritetet e Serbisë pritet një angazhim më i fuqishëm për qetësimin dhe normalizimin e gjendjes në veri të Kosovës. Kancelarja Angela Merkel si edhe disa ministra të qeverisë gjermane kanë deklaruar se Serbia ende nuk i ka përmbushur kushtet për të fituar këtë status. Nga Serbia kërkohet që të angazhohet fuqishëm për zbatimin e të drejtës ndërkombëtare, thonë autoritetet gjermane.

Përparimi tepër vonë

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Stefan Füle deklaroi pas arritjes së marrëveshjes për kontrollin e përbashkët të kufirit dhe fillimit të heqjes së barrikadave se, sikur këto gjëra të kishin ndodhur kohë më parë, të gjithë do të ishin në një situatë më të rehatshme.

Autor: Marina Maksimovic/Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 09.12.2011
  • Fjalët kyç serbia, be
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13PYW
  • Data 09.12.2011
  • Fjalët kyç serbia, be
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/13PYW