1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Zëdhënësi i qeverisë gjermane: Publikimet e Wikileaks nuk i cënojnë marrëdhëniet me SHBA-në

Qeveria gjermane është e mendimit se zbulimet e publikuara në faqen e internetit Wikileaks me deklarata kritike ndaj politikanëve drejtues gjermanë nuk i influencojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Kopertina e revistës gjermane Der Spiegel, ku botohen artikuj mbi publikimet e Wikileaks

Kopertina e revistës gjermane "Der Spiegel", ku botohen artikuj mbi publikimet e Wikileaks

Marrëdhëniet midis dy vendve janë "solide, të konsoliduara dhe në asnjë mënyrë ato nuk do të trazohen prej këtyre publikimeve", tha zëdhënësi i qeverisë të hënën (29.11) në Berlin, Steffen Seibert. Midis dy vendeve prej disa dekadash është krijuar një miqësi e ngushtë, e cila bazohen në vlerat e përbashkëta, "aq sa ajo nuk mund të cënohet seriozisht prej këtyre publikemeve". Seibert tha më tej, se qeverisë gjermane i vjen keq për publikimin ilegalisht të dokumentave. Këto dokumenta do të verifikohen menjëherë. Në këto dokumenta jepen vlerësime kritike ndaj kancelares kristiandemokrate Angela Merkel, ministrit të Jashtëm, liberalit Guido Westerwelle, kryetarit të partisë kristiansociale Horst Seehofer dhe disa politikanëve të tjerë gjermanë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Andreas Peschke, tha se nuk përjashtohet që përmes këtyre publikimeve të cënojë sigurinë e Republikës Federale të Gjermanisë ose të aleatëve. I pyetur, se në bazë të cilave kritere punojnë diplomatët gjermanë, Peschke tha, se diplomatët gjermanë punojnë të orientuar prej profesionalizmit, në mënyrë analitike dhe në interes të Republikës Federale të Gjermanisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Andreas Peschke

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Andreas Peschke

Duke reguar ndaj zbulimeve në platformën e internetit Wikileaks, krisitoandemokrati Ruprecht Polenz, kryetar i komisionit për punë të jashtme në parlamentin gjerman theksoi, se: "Kjo tregon, që po tronditet ndjeshëm besimi dhe do të jetë një detyrë e madhe e diplomacisë amerikane, që ta rifitojë këtë besim."

Kryetari i partisë ambjentaliste në opozitë, "Të Gjelbërit", Cem Özdemir u shpreh lidhur me deklaratat kritike të publikuara në Wikileaks ndaj ministrit të Jashtëm gjermane. Sipas Özdemir: "Ju e dini që ne jemi konkurrentë shumë të fortë të zotit Westerwelle dhe e kritikojmë atë mjaft ashpër, por në këtë rast bëhet fjalë për atë që qeveritë përgatisin për shembull dosje për qeveri të tjera, për ministri të qeverive të tjera – kjo për mendimin tim nuk ka ç' i duhet publikut. Mendoj që këtu kapërcehet një kufi, që në përgjithësi nuk i bën mirë demokracisë sonë.”

Sipas ministrit të Ekonomisë liberalit Rainer Brüderle dokumentat e publikuara nga Wikileaks "tregojnë se nuk mund të zhvillohen bisedime pa u bërë publike. Duhet ta pranojmë këtë, dhe tani ne e dimë një gjë të tillë."

Autor: V. Filaj-Ballvora / E.Ajazaj (dw, dpa)

Redaktoi: B. Cani

  • Data 29.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QKv2
  • Data 29.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QKv2