1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Yv Leterm në Maqedoni - Çështja e azilantëve

Belgjika dhe Maqedonia do të intensifikojnë kontaktet për të parandaluar fluksin e madh të shtetasve të Maqedonisë që kërkojnë azil në Belgjikë.

Yves Leterm dhe Nikolla Gruevski

Yves Leterm dhe Nikolla Gruevski

Çështja e rritjes së numrit të azilkërkuesve nga Maqedonia në Belgjikë ka qenë temë dominante në bisedimet midis kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe homologut të tij belg Iv Leterm.

Kryeministri i Belgjikës Iv Leterm ishte në Shkup për t'u informuar nga kryeministri Nikolla Gruevski, se çfarë masash po ndërmerr qeveria e Shkupit për të çrrënjosur këtë dukuri dhe cilat kanë qenë arsyet për shfaqjen e saj.

Informatat që shpërndahen në Maqedoni për politikën emigruese të Belgjikës janë të pasakta. Belgjika nuk jep azil politik për refugjatët ekonomikö andaj nuk ka nevojë që shtetasit e Maqedonisë të marin rrugën për t'u strehuar ne Belgjikë, tha kryeministri belg Iv Leterm. “Gjasat që aplikantët të fitojnë të drejtën e azilit në bazë të arsyeve ekonomike janë absolutisht jo reale andaj ata edhe do të kthehen në vendin e tyre,” deklaroi Iv Leterm.

Pas kontakteve të intensifikuara midis Brukselit dhe Shkupit fluksi i azilkërkuesve ka rënë dukshëm. Qeveria e Maqedonisë ka marrö një sërë masash për të ndaluar vajtjen e shtetasve të vetë në Belgjikö për të aplikuar për azil politik, tha kryeministri Nikolla Gruevski.

"Zhvilluam një fushatë të sukseshme mediale po ashtu biseduam me qytetarët për t'i informuar ata se liberalizimi i regjimit të vizave nuk nënkupton edhe fitimin e së drejtës së azilit. Mendoj se qëllimi është arritur, sepse ditëve të fundit pothuajse nuk ka aplikime të reja për azil politik." - tha Gruevski. Ai bëri të ditur se policia maqedonase po bën hetime për involvimimin e mundshëm të disa kompanive turistike që kanë manipuluar qytetarët për t'u nisur në Belgjikë.

Nga 1 korriku i këtij viti Belgjika do të kryesojö BE-nö. I pyetur se ç'do të ndërmarrö Belgjika për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, kryeministri belg Iv Leterm u përgjigj:

“Jemi të frustruar me situatën aktuale. Për stabilitetin në këtë pjesë të kontinentit është me rëndësi që Maqedonia të jetë e sukseshme në angazhimet për ardhmërinö e saj evropiane. Propozimet duhet të shqyrtohen nga të dyja qeveritö dhe duhet të bëhet angazhim për të arritur një kompromis. Çështja e emrit nuk mund të zgjatë në pafundësi” ka thënë Leterm.

Autor: Fatos Musliu
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 09.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MO6e
  • Data 09.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MO6e