1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Yoshinori Ohsumi - Nobel për japonezin që zbuloi autofaginë

Japonezi Yoshinori Ohsumi mori Çmimin Nobel për Mjekësinë, duke u vlerësuar për zbulimin e mekanizmit të autofagisë, që luan rol në shpërbërjen e pjesëzave qelizore.

Yoshinori Ohsumi "zbuloi dhe studioi mekanizmat bazë të autofagisë", kështu e argumentoi juria vendimin e saj për dhënien e Çmimit Nobel, studiuesit japonez, që punon në Institutin e Teknologjisë në Tokio. Mekanizmi i autofagisë përcakton, nëse ka rrezik të sëmuremi nga sëmundja Alzheimer, por edhe e kancerit. Madje studimi i mëtejshëm i autofagisë jep shpresa se mund të luftohen më mirë këto sëmundje. Profesoresha e gjenetikës, Anna Wedell, anëtare e jurisë së Nobelit është shprehur në intervistë për dpa-në se ka pasur të dhëna që "një menakizëm i tillë ekzistonte, por ne nuk e kishim kuptuar se si funksiononte, dhe nuk e dinim, nëse ky ishte mekanizmi i duhur." Autofagia mund të ndihmojë edhe në përcaktimin e sëmundjes Parkinson.

Kolegët e përshkruajnë biologun si njeri të "thjeshtë dhe zemërngrohtë". 71 vjeçari vjen nga një familje akademike dhe ka punuar fort për t'u ngritur në majat e botës studimore. Vetëm në moshën 43 vjeçare, Ohsumit iu mundësua një laborator personal. Shihet si e pazakontë që Çmimi Nobel për Mjekësinë iu dha një personi të vetëm, pasi zakonisht ai ndahet mes tre studiuesve, -një shenjë vlerësimi kjo për studiuesin japonez.