1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Xi dhe Li udhëheqësit e rinj të Republikës Popullore të Kinës

Përfundoi ndryshimi i gjeneratës udhëheqëse politike në Republikën Popullore të Kinës. Tashmë presidenti quhet Xi dhe kryeministri Li.

Kongresi popullor kinez votoi së fundi si kryeministër të ri për Li Keqiang. Ish-zevëndëskryeministri 57 vjeçar u votua në Pekin nga 3000 delegatët si pasardhës i Wen Jiabao, i cili e ka mbajtur këtë post për dhjetë vjet radhai. Një ditë më parë u zgjedhur edhe Xi Jinping si presidenti i ri i vendit. Xi Jinping pason presidentin Hu Jintao, i cili u tërhoq gjithashtu pas  dhjetë vjetësh në krye të vendit komunist.  Gjatë votimit për Xi Jinping  ka pasur vetëm një votë kundër dhe tre  abstenime nga rreth 3000 delegatët e pranishëm në sallën e popullit të Kongresit Popullor në Pekin. Zevëndëspresidenti i ri u zgjodh Li Yuanchao, i cili mori 80 vota kundër dhe 37 abstenime.

Xi u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në nëntor 2012 duke  marë gjithashtu edhe komandën e trupës kryesore ushtarake.  Ai cilësohet si një lider, i cili kërkon të shmangë korrupsionin nga të gjitha nivelet. 59-vjeçari Xi ka pasur postet kyçe të partisë në Zhejiang dhe Shangai, përpara se të emërohej  në 2007 në Komitetin e Përhershëm, që konsiderohet si komisioni kryesor i vendimmarrjes në Kinë. Që prej kalimit të tij në krye të partisë, në nëntor, Xi është cilësuar në mediat kineze si një njeri i popullit.


Me zgjedhjen e 59 vjecarit Xi si president dhe të Li-së si kryeministë bëhet edhe ndryshimi i plotë i gjeneratës politike në pushtet  pas dhjetë vjetësh në Republikën Popullore Komuniste.