1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Xhelozia amerikane ndaj modelit gjerman të eksportit

Numri i të papunëve në Gjermani ka rënë në nivelin e vitit 1992. Eksporti po rritet sikur të mos ketë pasur kurrë ndonjë krizë botërore. Situata në SHBA është më ndryshe: papunësia është rritur atje në 9,6 %.

default

Precizioni në industri

Fuqia e ekonomisë gjermane nuk është ndonjë sekret, ajo bazohet në eksport, thotë Thomas Zielke, zëvedësshef i delegacionit ekonomik gjerman në Uashington.

"Fleksibiliteti i madh i sipërmarrjeve që për fat të mirë e kemi në Gjermani, mundëson që të merremi me atë ku jemi të fortë - me eksport", pohon Zielke.

Dallimet në eksport

DEU HANNOVER INDUSTRIE MESSE

Industria gjermane e automjeteve është e njohur në botë.

Përderisa në SHBA eksporti përbën vetëm 13 % të prodhimit të brendshëm bruto, në Gjermani ai është trefish më i madh. Fjala është për mallra të cilat shiten më së shumti në Evropë. Por aktualisht eksportet gjermane shkojnë në mbarë botën. Në rastet e krizës ekonomike në tregun e brendshëm, investimet dhe eksporti janë ato të cilat mbajnë në jetë një ekonomi, pohon Robert Shapiro, këshilltar ekonomik i qeverisë amerikane.

"Kjo gjithmonë ka qenë një prej forcave gjermane. Ajo është e strukturuar në mënyrë perfekte", pohon ai.

Fleksibiliteti gjerman

Kjo është arritur, sipas tij, pas një periudhe të vështirë pas ribashkimit të Gjermanisë. Dalja e shpejtë e Gjermanisë nga kriza është arritur për shkaqe të tjera. Jacob Kirkegaard nga Instituti Peterson për Shenca Ekonomike Ndërkombëtare, shpjegon: "Ajo që ka dëshmuar modeli gjerman është mundësia e përballimit me uljen dramatike të kërkesave në eksport dhe shitje. Ishte kjo përgjigja e duhur kur dihet se ekonomia funksionon me cikle të caktuara. Një fleksibilitet i tillë i mungon ekonomisë amerikane, e cila reagon më shumë në bazë instiktive dhe largon njerëz nga puna."

Pas rritjes së kërkesës, mungon fuqia punëtore. Ndërsa modeli gjerman funksionon ndryshe. Por Robert Shapiro thekson se modeli gjerman nuk mund të aplikohet në SHBA.

Shapiro është skeptik

Dr. Robert J.Shapiro

Robert Shapiro

"Mendoj se ka rreziqe të mëdha për ekonominë gjermane. Si amerikan do të thosha se nuk do ta ndërroja ekonominë amerikane me atë gjermane", pohon Shapiro. Ai është i brengosur për shkak të politikës monetare të Bankes Qendrore Evropiane dhe rrezikut nga falimentimi i disa shteteve evropiane. Gjendja në Greqi nuk është përmirësuar shumë, ndërkohë që duhet shikuar në drejtim të Francës, për shkak të protestave të dhunshme, mendon ai. Shapiro dhe Kirkegaard janë të mendimit se edhe orientimi i Gjermanisë drejt ekonomisë kineze e ka çmimin e vet moral.

"Gjermania po mundohet të mbetet në plan të dytë, sepse nuk do të rrezikojë eksportin e saj. SHBA-ja në anën tjetër, ka një pozicion të qartë, kur është fjala për shkeljen e të drejtave të njeriut, që ka pasoja edhe për eksportin amerikan atje", shpjegon ai.

Obama interesohet për modelin gjerman

Megjithatë, qeveria e Obamës e ka kuptuar domosdoshmërinë e eksportit më të fuqishëm. Ajo tani po interesohet për modelin gjerman të biznesit. Obama ka paralajmëruar dyfishimin e eksportit brenda pesë vitesh, shpjegon Thomas Zielke. Megjithatë, gjermanët edhe më tej janë në epërsi, në tregun e Kinës. Pandaj prodhuesit amerikanë do ta kenë në këtë drejtim dyfish më të vështirë.

Autor: Christina Bergmann/Bahri Cani

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 22.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PkO4
  • Data 22.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PkO4