1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Xhaketat jo si pantallonat

Një valë zemërimi ka kapluar vendin. Veshjet e ekipit olimpik të SHBA-së janë modeluar nga dezinjatori amerikan Ralph Lauren, por janë prodhuar në Kinë. "Digjini", është kërkesa për të "vendosur nderin në vend."

Veshjet e ekipit olimpik amerikan janë prodhuar në Kinë

Veshjet e ekipit olimpik amerikan janë prodhuar në Kinë

Ekipi olimpik amerikan, krenaria e kombit, do të duhet të veshë uniforma të prodhuara në Kinë. Xhaketat blu dhe pantallonat e bardha të sportistëve janë modeluar nga Ralph Lauren për festimet e Lojrave Olimpike në Londër, por janë prodhuar në Republikën Popullore, njoftojnë shtypi dhe stacionet televizive. Një rast i mirëpritur nga politikanët dhe prominentët, për ta treguar veten si patriotë të vërtetë.

Tronditet besimi tek kombi amerikan

Amerika nuk është më ajo që ka qenë dikur. Kombi i madh, që dërgoi njeriun e parë në Hënë, është bërë tani i varur nga "ndihmat e të tjerëve kur bëhet fjalë për uniformat", thuhet me sinizëm. "Dhe nga kush, nga konkurentët kinezë!",në një kohë kur në SHBA mungojnë gjithandej vendet e punës. "Është për të ardhur turp që sportistët amërikanë të mbajnë gjatë Lojrave Olimpike uniforma të qepura në Kinë", thotë deputeti i Kongresit amerikan, Steve Israel. Kryetari i demokratëve në Senat, Harry Reid, mendon se Komitetit Olimpik duhet "t' i vijë turp". "Veshjet duhet të mblidhen në një grumbull të madh dhe të digjen, dhe të bëhen edhe një herë nga e para."

Kolegu i tij senatori Charles Schumer, i kërkoi Komitetit që garderoba e atletëve të bëhet nga e para dhe propozoi njëkohësisht për këtë rrobaqepsinë me traditë Hickey Freeman, me qendër në Nju Jork. Me zhvendosjen e prodhimit në Kinë, ekonomia amerikane humbet një biznes miliardash, thonë zërat kritikë. Veshjet dhe aksesorët blihen edhe në dyqane dhe kushtojnë nga 55 deri 795 dollarë.

Logo e Ralph Lauren

Logo e Ralph Lauren

Financimi privat

Një zëdhënës i Komitetit Olimpik e mbrojti vendimin me arsyetimin, se ekipi olimpik amerikan financohet privatisht. Kështu që i jemi mirënjohës sponsorizuesve dhe krenar për bashkëpunimin me Ralph Lauren-in.

Edhe vetë Shtëpia e Bardhë, nuk mundi të mos jepte prononcimin e vet. Një zëdhënës nxitoi të devijonte duke thënë se veshjet e Lojrave Olimpike nuk janë temë e qeverisë. Por, presidenti Barack Obama beson në "kualitetin e lartë të prodhimeve amerikane", duke përfshirë edhe veshjet e prodhuara në SHBA.

Sportistët e Lojrave Olimpike duken më të relaksuar sa i takon kësaj çështjeje. "Ne jetojmë në një botë globale," tha volejbollisti Todd Rogers. Ka gjëra më të rëndësishme se sa çështja ku i qep Ralph Lauren veshjet.