1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Wulff erklärt sich

4 Janar 2012

Rast unikal në historinë e RFGJ-së. Presidenti Christian Wulff del brenda një kohe të shkurtër dy herë në publik për të folur për akuzat ndaj personit të tij.

https://p.dw.com/p/13eVa
SPERRFRIST 04.01.2012 19.00 UHR! Bundespräsident Christian Wulff (l) steht am Mittwoch (04.01.2012) im ARD-Studio in Berlin den Moderatoren Bettina Schausten und Ulrich Deppendorf Rede und Antwort. Unter dem anhaltenden Druck in der Kredit- und Medienaffäre stellt sich Bundespräsident Christian Wulff in einem Interview bei ARD und ZDF. Das Gespräch des Bundespräsidenten mit den Hauptstadtbüroleitern Ulrich Deppendorf (ARD) und Bettina Schausten (ZDF) soll um 20.15 Uhr gleichzeitig auf beiden Kanälen ausgestrahlt werden. Foto: Pool/ Bundesregierung/Jesco Denzel dpa
Christian Wulff në intervistë për televizionet publike ARD dhe ZDFFotografi: picture-alliance/dpa

Kam bërë gabime, por dorëheqja nuk shtrohet në pyetje, thotë presidenti federal gjerman Christian Wulff në një intervistë të dhënë të mërkurën në mbrëmje (4.1.2012) për televizionet publike ARD dhe ZDF. "Unë do të dëshiroja të bëja pas pesë vjetësh bilancin se kam qenë president i mirë dhe i suksësshëm." Ai nuk ka bërë asgjë të padrejtë, por nuk i ka bërë të gjitha si duhet. "Telefonimi i kryeredaktorit të gazetës Bild ishte një gabim i rëndë, për të cilin më vjen keq dhe kërkoj falje," thotë Wulff, në intervistën 20 minutëshe, në të cilin mbajti qëndrim mbrojtës dhe në pjesë të caktuara u duk edhe i penduar.

SPERRFRIST 04.01.2012 19.00 UHR! Bundespräsident Christian Wulff (l) steht am Mittwoch (04.01.2012) im ARD-Studio in Berlin den Moderatoren Bettina Schausten und Ulrich Deppendorf Rede und Antwort. Unter dem anhaltenden Druck in der Kredit- und Medienaffäre stellt sich Bundespräsident Christian Wulff in einem Interview bei ARD und ZDF. Das Gespräch des Bundespräsidenten mit den Hauptstadtbüroleitern Ulrich Deppendorf (ARD) und Bettina Schausten (ZDF) soll um 20.15 Uhr gleichzeitig auf beiden Kanälen ausgestrahlt werden. Foto: Pool/ Bundesregierung/Jesco Denzel dpa
Christian Wulff në intervistë për televizionet publike ARD dhe ZDFFotografi: picture-alliance/dpa

Presidenti gjerman ra nën breshërinë e kritikave, sepse është përpjekur që të pengojë raportimin për një kredi të diskutueshme private që ka marrë. Në kohën që ka qenë kryeministër i landit të Saksonisë së Poshtme, Wulff e ka financuar shtëpinë e tij me një kredi private të favorshme në nivelin e 500 mijë eurove, të cilën e ka marrë nga një sipërmarrëse e njohur. Lidhur më këtë çështje ai e ka informuar në mënyrë të paplotë parlamentin e landit.

Telefonatë kërcënuese tek gazeta Bild

Kur në muajin dhjetor Wulff mësoi se gazeta me ndikim Bild, kërkonte të publikonte historinë, ai i foli në sekretarinë telefonike kryeredaktorit Kai Diekmann. Në të presidenti federal fliste i indinjuar për hulumtimet e kredisë së tij duke e kërcënuar redaktorin përgjegjës me pasoja ligjore. Shkaku pse e ka bërë këtë ka qenë ndjenja e pafuqisë, shpjegon Wulff në intervistën televizive, e cila u transmetua në momentet më të shikuara të transmetimeve televizive. Ai e ka parë veten në ato momente si viktimë dhe ka dashur të marrë në mbrojtje miqtë.

Intervenimi tek kryeredaktori i gazetës Bild nuk është në përputhje me mënyrën se si e shikon ai postin e tij, pranoi Wulff, i cili ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e madhe të lirisë së shtypit në Gjermani. "Si president federal gjërat duhet të jenë nën kontroll në mënyrë të tillë që kjo të mos ndodhë. Megjithatë njeriu është njeri dhe bën gabime."

Bundespräsident Christian Wulff steht am Mittwoch (04.01.2012) im ARD-Studio in Berlin den Moderatoren Schausten und Deppendorf Rede und Antwort (Screenshot Bundespressekonferenz). Unter dem anhaltenden Druck in der Kredit- und Medienaffäre stellt sich Bundespräsident Christian Wulff in einem Interview bei ARD und ZDF. Das Gespräch des Bundespräsidenten mit den Hauptstadtbüroleitern Deppendorf (ARD) und Schausten (ZDF) soll um 20.15 Uhr gleichzeitig auf beiden Kanälen ausgestrahlt werden. BPK/dpa
Christian Wulff në intervistë për televizionet publike ARD dhe ZDFFotografi: picture-alliance/dpa

President në mbrojtje

Nga shprehjet e Wulff-it u bë e qartë se sa të ngacmuar e ka ndjerë ai veten nga hulumtimet mbi jetën e tij personale. "Në fund të fundit ekzistojnë edhe të drejtat personale, edhe të drejtat e njeriut kanë vlerë edhe për vetë presidentin, miqtë e tij dhe të afërmit", thotë Wulff. Ai nënvizon se kredia private është marrë me korrektësi, por pas blerjes së shtëpisë ai nuk ka dashur t'i thotë të gjitha faktet hapur. Nëse do të ndodhej edhe një herë në një situatë të tillë ai do të vepronte ndryshe.

A është dëmtuar posti i tij?

Në Berlin janë rritur dyshimet nëse presidenti deri tani më i ri në moshë i Republikës Federale të Gjermanisë është i përshtatshëm për postin e tij. Shumë politikanë dhe qytetarë mendojnë se posti më i lartë i shtetit, i cili karakterizohet si asnjë tjetër nga respekti dhe dinjteti, është dëmtuar nga sjellja e Wulff-it. Edhe mbështjetja politike për të ka rënë ditët e fundit. Edhe politikanët nga partitë në pushtet preferojnë më mirë të heshtin se sa të flasin publikisht për Wullf-in.

Autor: Nina Werkhäuser/ Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama