1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Wolfgang Schäuble nderohet me çmimin Karli i Madh 2012

Europa ka nevojë për një europian të bindur dhe të përkushtuar: Ky është mesazhi i komisionit të çmimit ndërkombëtar Karli i Madh, që i jep çmimin Wolfgang Schäuble-s. Europa është për të „çështje zemre dhe bindjesh".

Wolfgang Schäuble

Wolfgang Schäuble

Çmimi i Karlit të Madh për vitin 2012 i jepet ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schäuble (CDU), i cili në 30 vitet e fundit është aktori më i rëndësishëm në Europë, argumentoi Drejtoria e këtij çmimi ditën e shtunë (10.12). Ai ka ndihmuar në thellimin e procesit të integrimit dhe në stabilizimin e bashkimit monetar. Schäuble është një politikan i besueshëm dhe i rëndësishëm nxitur nga bindja se Europa është e nevojshme.

Ceremonia e dhënies së këtij çmimi zhvillohet më 17 maj në një nga sallat e bashkisë së qytetit të Ahenit. Në vitin 2011 këtë çmim e pati fituar Drejtori i Bankës Qëndrore Europiane, Jean-Claude Trichet. Ministri gjerman i Financave i përket atyre njerëzve që mban përgjegjësi vendimtare për stabilitetin e Europës, thuhet më tej në argumentim.

Në krizën aktuale finaciare Schäuble është një nxitës i madh i bashkimit politik europian. Qysh prej vitit 1994 politikani i CDU-së ka bërë thirrje për një politikë të përbashkët që sot është më urgjente se kurrë, veçon drejtoria. Schäuble është i përfshirë pothuajse në të gjitha hapat e integrimit si aktori më i rëndësishëm.

Sarkozy / Schäuble / Paris / NO FLASH

Sarkozy - Schäuble

Ai ka qenë në pozicione të përgjegjshme qysh në procesin e zhvillimit të tregut të brendshëm (1986), në themelimin e unionit monetar(1992) e deri në Traktatin e Lisbonës(2007) dhe pjesërisht ai ka luajtur një rol vendimtar, tha zedhënësi i drejtorisë, Jürgen Linden.

Shërbimet e tij për Bashkimin e Gjermanisë dhe në riorganizimin rezultativ të Europës janë historike, thuhet më tej në argumentimin e komisionit. «Schäuble ishte një nga forcat vepruese për ribashkimin dhe riorganizimin e Europës“ , tha Linden.

Çmimi është gjithashtu një pjesë e inkurajimit për të vazhduar në këtë rrugë.

Schäuble është i bindur për domosdoshmërinë e Europës, deklaroi kryebashkiaku i qytetit të Ahenit, Marcel Philipp (CDU). Ky është edhe mesazhi i çmimit Karli i Madh 2012: "Asgjë nuk mund të ketë sukses nëse nuk ka së brëndshmi bindjen e vet", tha Philipp. Nisur nga kriza europiane disa anëtarë të drejorisë diskutuan edhe mundësinë që ky çmim të mos jepej vitin e ardhshëm.

Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) unterhaelt sich am Donnerstag (29.09.11) im Bundestag in Berlin mit Bundesfinanzminister Wolfgang Schaeuble (CDU). Das Gesetz zum erweiterten Euro-Rettungsschirm EFSF ist mit der Kanzlermehrheit zustande gekommen. Fuer das Gesetz votierten am Donnerstag im Bundestag bei insgesamt 523 Ja-Stimmen.315 Abgeordnete von Union und FDP, wie aus Fraktionskreisen verlautete. 311 Stimmen von Schwarz-Gelb waeren fuer die Kanzlermehrheit notwendig gewesen. (zu dapd-Text) Foto: Berthold Stadler/dapd

Merkel dhe Schäuble

Ministri Schäuble mbahej në kohën e kancelarit Helmut Kohl si arkitekti i marrëveshjes për bashkmin. Kur më 12 tetor 1990 një njeri i shastisur dhe jo në rregull nga ana mendore qëlloi mbi të, ai ishte shumë pranë vdekjes. Por me një disiplinë të hekurt, ai në karrike me rrota mori pas disa muajsh të atentatit postet e tij zyrtare. Në vitin 1998 i u bë pasardhësi i Kohlit në postin e Kryetarit të partisë, CDU. Si ministër i Brëndshëm i Gjermanisë, Schäuble i dha rëndësi çështjes: Të mbrohet liria nga rreziku i terrorizmit.

Autor: dpa/ Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama