1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Wolfgang Ischinger: Forcat proevropiane në Serbi duhen ndihmuar duke lehtësuar sistemin e vizave

Drejtori i ri i Konferencës për Sigurinë në Mynih, Wolfgang Ischinger , nuk sheh alternativë tjetër për Kosovën, përveç pavarësisë.

Wolfgang Ischinger

Wolfgang Ischinger

Wolfgang Ischinger, Drejtori i ri i Konferencës për Politikat e sigurisë në Mynih dhe ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe, thotë se serbëve u duhet mundësuar lëvizja e lirë pa viza. Në këtë mënyrë Bashkimi Evropian duhet të japë një kontribut për t`i dhënë përkrahje forcave proevropiane pas zgjedhjeve të sapozhvilluara parlamentare në Serbi. Njëkohësisht ai theksoi qëndrimin e tij për një Kosovë të pavarur.

Pavarësia e drejtë

Në Radion gjermane Deutschlandradio Kultur ish përfaqësuesi i BE-së në bisedimet e Kosovës tha : " Shumë vetë këtu në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë se një nga pasojat negative të zgjerimit të Bashkimit Evropian është që serbëve, që më parë mund të shkonin pa viza në vendet fqinjë, u duhet papritur që për një udhëtim të shkurtër matanë kufirit të kenë tani një pasaportë dhe një vizë." Kjo u vështirëson jetën shumë serbëve. "Prandaj çështja e vizave është një çështje e rëndësishme politike", thotë Ischinger. Me të mund të arrihet një efekt me vlera të mëdha simbolike tek populli serb.

Në lidhje me futjen në fuqi në mes të muajit maj të Kushtetutës për një Kosovë të pavarur, Wolfgang Ischinger thotë: "Ashtu si dhe më parë unë mendoj se lëshimi i Kosovës në pavarësi, është i drejtë dhe se nuk ka alternativë tjetër përveç pavarësisë, por pavarësisë së mbikqyrur. " Të gjitha thirrjet pesimiste për pasojat e tmerrshme që do të kishte pavarësia e Kosovës, u pa se ishin të padrejta."

Hapje dhe jo izolim

Më tej Ischinger deklaroi se ai shpreson që të arrihet një kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës. E dëshirueshme do të ishte arritja e një marrëveshjeje sipas modelit gjermano gjerman të vitit 1972 midis Republikës Demokratike Gjermane dhe Republikës Federale Gjermane. Kjo kërkon që Serbia të ketë një qeveri që vendos prioritetet e duhura, dhe që në krijimin e marrëdhënieve të përditshme me Kosovën bazohet "tek hapja dhe jo tek izolimi".

  • Data 17.05.2008
  • Autor Leonie March / Deutschlandradio Kultur
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E1j5
  • Data 17.05.2008
  • Autor Leonie March / Deutschlandradio Kultur
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E1j5