1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Wilhelmi i II - Perandori në mesin e ngjarjeve, por faktikisht jashtë loje

Mes entuziazmit për luftën dhe skepticizmit. Si e kanë përjetuar personalitete gjermane Luftën e I Botërore 100 vjet më parë? Wilhelmi i II

Kur perandoria hyn në luftë, monarku është komandanti i luftës dhe figura qendrore politike dhe ushtarake. Megjithatë në rastin e Gjermanisë parë në retrospketivë është befasues fakti, se sa i paaftë ishte Wilhelm II për t'i drejtuar këto zhvillime. Në krye të popullit gjerman në verën e vitti 1914 qëndron një njeri, i cili prej kohësh e ka humbur influencën ndaj drejtimit të Rajhut dhe tani është i përjashtuar nga drejtimi konkret i luftës.

Suksesin e tij të madh Wilhelm e ka arritur ndoshta me fjalimin e tij më 31 korrik 1914 duke folur nga ballkoni i kështjellës së tij në Berlin. Në këtë fjalim ai pretendon, se vendit të tij ia kanë "ngjeshur shpatën në dorë". Kësisoj lindi legjenda e pafajësisë për luftën, që i shërben madje edhe mobilizimit të kundërshtarëve të deritanishëm të luftës (kryesisht socialdemokratëve)nje lgejendë kjo, pas së cilës u kapën fort edhe pas 1918. E në këtë kontekst mbahet në heshtje fakti, që Rahju gjerman e ka nxitur në mënyrë vendimtare përshkallëzimin e krizës ndërkombëtare duke e imponuar Austrinë që pavarësisht rrezikut të një lufte botërore të ndërhynte kundër Serbisë.

Berliner Stadtschloss Rede des Kaisers zum Kriegseintritt 1914

Fjalimi i perandori WIlhelm II për futjen e Gjermanisë në luftë 1914, Berlin

Sa i përket mjeshtërisë së luftës, Wilhelm preferonte të ishte ushtari kryesor. Por në fakt ai nuk i ka nën kontroll planet strategjike, konsiderohet si takticien i keq dhe është i pakualifikuar për drejtimin operativ të një ushtrie për luftë. Por për 55 vjeçarin është e rëndësishme që të paktën të ruajë pretendimin dhe imazhin e funksionit të tij drejtues. Ushtarakët ia plotësojnë dëshirën dhe e paraqesin atë si drejtuesin e vërtetë të luftës - në këmbim të këtij lëshimi Wilhelm premton, se nuk do t'u ndërhyjë në operacionet e tyre. Shefit të shtabit të përgjithshëm, gjeneralit Moltke ai i kalon kompetencat e plota, që të japë urdhëra në emrin e tij.

Bildergalerie Kaiser Wilhelm II.

Perandori Wilhelm i II duke vizituar trupat gjermane në frontin jugor në Galicia (1914 - 1918)

Në këtë inskenim bën pjesë edhe qëndrimi i perandorit nga gushti 1914 në kuartierin e madh qendror në qarqet e drejtuesve ushtarakë. Atje ai është në një farë mënyre në mesin e ngjarjeve, por faktikisht krejtësisht jashtë loje. Meqënëse ai njihej për luhatje të forta psiqike, shtohet frika, se monarku mund të pësojë ndonjë kolaps nervor. Kujdesi për qetësinë nervore të tij në vitet e luftës u kthye në preokupimin kryesor të qarqeve përrreth tij. Informacionet për ecurinë e luftës i vijnë Wilhelm-it vetëm të filtruara. Lajmet e këqia mundohen t'ia kursejnë, lidhur me operacionet në zhvillim atë e informojnë me vonesë. Kjo bën që ai ta humbasë edhe më shumë orientimin duke u paraprogramuar kësisoj familmentimi i këtij perandori: Ai ka dështuar në aspektin politik në krizën e 1014 dhe ia beson luftën gjeneralëve të tij – duke qenë i paaftë për një paqe.