1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Wikileaks trondit Uashingtonin - Dokumenta të reja sekrete gati për botim në faqen e internetit

Qeveria amerikane është e shqetësuar shumë për mundësinë e botimit të dokumentave të reja sekrete në Wikileaks. Wikileaks ka paralajmëruar kësaj here botimin e dokumentave për Ministrinë e Jashtme Amerikane.

default

Tmerri i qeverisë amerikane aktualisht mban emrin Wikileaks

Në Uashington po mbretëron nervozizëm i madh, sepse sipas parashikimeve të qeverisë amerikane të premten (26.11.) pritet të botohen dokumente të tjera sekrete në faqen e internetit "Wikileaks". Rreth 100.000 dokumenta të reja sekrete. Kësaj radhe fjala është për dokumenta që kanë të bëjnë me punën e rreth 300 ambasadave amerikane në mbarë botën dhe në radhë të parë për ato në Evropë. Qeveria e Obamës ka frikë se do të botohen dokumente për bisedat e besueshme me diplomatët evropianë dhe të tjerë.

Thirrja - "Irresponsible!" - "E papërgjegjshme!"

Kështu thërrasin përfaqësues të qeverisë amerikane, ende pa u botuar këto dokumente. Ata kanë frikë se botimi i të dhënave nga "Wikileaks" do të shkaktojë tendosje në raportet mes amerikanëve dhe aleatëve. Përveç kësaj, në Ministrinë e Jashtme kanë frikë se diplomatët amerikanë do të përballen me probleme të shumta, ndërkohë që punëtorët e shërbimeve sekrete në ambasada mund të dëbohen nga këto vende.

Wikileaks Irak Report Dokumente Dossierbild 2

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange (djathtas) flet gjatë një konference shtypi në Londër më 23 tetor lidhur me botimin e dokumentave për keqtrajtimin e të burgosurve irakianë

Rrjeti televiziv CNN njofton se bashkëpunëtorë të ministres Hillary Clinton nga ambasadat në të gjitha vendet e botës kanë kërkuar që komunikimi i tyre elektronik me Uashingtonin në periudhën prej vitit 2006 deri 2009 të pastrohet nga përmbajtja sekrete, në mënyrë që këto të dhëna eventualisht të mos botohen në "Wikileaks". Qeveria më parë duhet vetë të njoftojë aleatët për këto të dhëna, para se të bëhen publike në këtë faqe interneti.

Frika ka një shkak shumë konkret, sepse në gjashtë muajt e fundit autoritetet amerikane kanë marrë në pyetje në bazën ushtarake në Virginia njeriun për të cilin mendojnë se është informanti kryesor i "Wikileaks-it", specialistin e kompjuterave në ushtrinë amerikane Bradley Manning. Nga këto bisedime mund të paramendohet se çfarë do të botohen.

Bradley Manning Wikileaks

Bradley Manning - specialisti i kompjuterave në ushtrinë amerikane dyshohet si infomator

Amerikanët në alarm

"Wikileaks" rrezikon jetën e amerikanëve dhe u jep kundërshtarëve të SHBA-së informata të rëndësishme." Kështu paralajmëronte admirali Mike Malln, pas botimit të dokumenteve të mëparshme. Ministria e Mbrojtjes ka dyfishuar numrin e ekspertëve të vet që merren me zbutjen e gjendjes rreth dokumenteve të botuara në "Wikileaks". Kjo sepse shumë spiunë të Pentagonit punojnë në sigurimin e ambasadave dhe kanë frikë që emrat e tyre të bëhen publik. Pentagoni bën të ditur se dokumentet e ardhshme do të mund të lexohen jo vetëm në "Wikileaks", por edhe në gazetat "Der Spiegel", "New York Times" dhe "Guardian". Këto gazeta kanë bashkëpunuar edhe me rastin e botimit të rreth 400.000 protokoleve të ndryshme për luftën në Irak, në qershor të këtij viti.

Autor: Ralf Sina/Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 26.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QIx1
  • Data 26.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QIx1