1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Wikileaks të tjerë - Merkeli e shtyu qeverinë amerikane ta detyronte Netanjahun të ndalojë ndërtimin e ngulimeve

Raportet e zbuluara nga wikileaks mund të jenë për shumë politikanë të sikletshme, p.sh një telegram i Ambasadës Amerikane në Berlin për Departamentin e Shtetit për qëndrimin e qeverisë gjermane ndaj Lindjes së Mesme.

default

Para një viti qeveria gjermane kërkoi prej administratës amerikane, të ushtronte trysni politike masive mbi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për të arritur një ndalim të plotë të ndërtimit të ngulimeve hebraike. Siç shkruan e përditshmja „Ha'aretz“, duke iu referuar një telegrami të Ambasadës Amerikane në Berlin për Departamentin e Shtetit, publikuar nga Wikileaks, Christoph Heusgen, këshilltari për sigurinë i kancelares Merkel, në një bisedë me diplomatë amerikanë propozoi më 10 nëntor 2009, që Netanjahu të vihej para kësaj alternative:

Der außenpolitische Berater der Bundeskanzlerin Christoph Heusgen

Këshilltari i kancelares Merkel, Christoph Heusgen

Ose kryetari i qeverisë izraelite të miratonte një moratorium mbi ndërtimin e ngulemeve, ose administrata amerikane do të ndërpriste përpjekjet e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që të votohej një rezolutë mbi raportin e dëmshëm për Izraelin, Goldstone, për luftën e Gazës.

Sipas shkrimit diplomatët amerikanë kanë qenë të befasuar prej propozimit dhe e kanë refuzuar atë si "kundërproduktiv". Megjithatë përfaqësuesit amerikanë kanë premtuar, që t'i bëjnë të qartë qeverisë izraelite se politika e saj e ngulimeve e bënte të vështirë për miqtë e Izraelit, që t'i jepnin atij edhe më tej mbrojtje diplomatike në Këshillin e Sigurimit. Më pas këshilltari i Merkelit për sigurinë kishte paralajmëruar se tema "Ndërtimi i ngulimeve" do të shtrohej me "siguri" në këshillimet gjermano-izraelite në Berlin, të planifikuara fillimisht për 30 nëntor 2009. Pak më vonë këshillimet dypalëshe u anuluan për arsye (siç u tha zyrtarisht) se u sëmur kryeministri Netanjahu dhe u shtynë për janar 2010.

Në mes të nëtorit qeveria kombëtare e djathtë Netanjahu ende e refuzonte ndalimin e ndërtimeve, por dy javë më vonë miratoi një moratorium 10-mujor për ndërtimin e ngulimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor. Benjamin Netanjahu më 25. 11.2009:

Symbolbild israelische Medien

Sipas Ha'aretz qeveria gjermane ka më pak mirëkuptim se ajo amerikane për ngulimet

"Këtë hap nuk e kemi të lehtë. Ai është i dhimbshëm. E ndërmarrim për konsiderata kombëtare afatgjata dhe me synimin për të nxitur rifillimin e bisedimeve për gjetjen e paqes me fqinjët tanë palestinezë."

Në telegramin amerikan të 10 nëntorit të vitit të kaluar mbi bisedën me këshilltarin e Merkelit për sigurinë, Heusgen citohet me vlerësimin se Netanjahu duhet të bëjë më shumë për t'i kthyer palestinezët në tryezën e bisedimeve. Në të thuhet shprehimisht: "Derisa palestinezët në Jeruzalemin Lindor marrin prej autoriteteve izraelite lajmërime se shtëpitë e tyre do të shkatërrohen, për presidentin Abas do të ishte "vetëvrasje" të niste bisedime në këto rrethana." Në këtë kontekst Heusgen raportohet t'u ketë deklaruar diplomatëve amerikanë se nuk arrinte të kuptonte, përse nuk e kishte të qartë Netanjahu këtë fakt. Sipas vlerësimit të së përditshmes izraelite „Ha'aretz“ shkresa amerikane, e bërë publike nga Wikileaks, tregon që në çështjen e ngulimeve qeveria gjermane ka më pak mirëkuptim sesa ajo amerikane.

Autor: Clemens Verenkotte/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QNsA
  • Data 02.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QNsA