1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Wikileaks rrezikon sipas SHBA-së jetë njerëzish

Wikileaks po kthehet në problem gjithnjë e më të madh për SHBA-në. Sipas SHBA-së publikimet po rrezikojnë jetë njerëzish. Së fundmi janë publikuar kabllograme të tjera, duke përmenndur madje edhe emrat e njerëzve.

Wikileaks Internetseite Cablegate Die Internetseite von Wikileaks, auf der vertrauliche Depeschen des US-Außenministeriums zu lesen sind, aufgenommen am Montag (29.11.2010) in Kaufbeuren (Schwaben). In den jüngsten Wikileaks-Enthüllungen von US-Geheimdokumenten werden auch deutsche Politiker wenig schmeichelhaft beurteilt. Foto: Karl-Josef Hildenbrand dpa/lby

Dossier Bild 1 Wikileaks

Publikimi i kabllogrameve sekrete amerikane rëndon jo vetëm marrëdhëniet diplomatike të Shteteve të Bashkuara me vendet e tjera, po rrezikon edhe jetën e njerëzve, kritikoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Amerikane, Victoria Nuland ditën e martë (30.08) në Uashington.

SHBA i ndjek me vëmendje zbulimet e reja të Wikileaks, ato po përpiqen ta mbajnë sa më të vogël dëmin e shkaktuar për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, theksoi Nuland. Nga ana tjetër po bëhet gjithçka për t'i ndihmuar njerëzit, që janë prekur nga këto publikime.

Zëdhënësja e qeverisë amerikane Victoria Nuland

Zëdhënësja e qeverisë amerikane Victoria Nuland

Publikime me emrat e personave

Nëntë muaj pas zbulimeve të para të Wikileaks me të dhëna diplomatike sekrete, raportimet e fundit në media po shkaktojnë dallgë të reja. Në internet janë shfaqur edhe tekste origjinale të paredaktuara. Sipas raportimit të "New York Times", publikimet e fundit përmbajnë rreth 134.000 dokumente sekrete dhe për përdorim të brendshëm, përfshirë këtu edhe emrat e burimeve, persona dhe firma. Vitin e shkuar Wikileaks filloi me publikimin e 250.000 kabllogrameve të diplomacisë amerikane. Dokumentet e publikuara së fundmi janë pjesa e dytë e serisë.

Portali amerikan për politikën, politico.com raporton se emrat që më parë ishin fshirë me të zezë në publikimin e ri janë të lexueshëm, kjo ka rritur shqetësimin e autoriteteve amerikane. Revista gjermane "Der Spiegel" raporton se ekzistenca e dokumenteve të paredaktuara në rrjet dihet prej muajsh. Kjo po përdoret nga administratori në largim i Wikileaks, Daniel Domscheidt-Berg për të mbuluar akuzën se materialet e platformës nuk janë të sigurta.

Australia bashkohet me kritikën

Edhe Australia akuzoi Wikileaks se po sillet "në mënyrë tepër të papërgjegjshme" me burimet e dokumenteve. Kështu përmendet publikimi nga kjo platformë i kabllogrameve amerikane që përmbajnë të dhëna të sakta mbi australianët që dyshohen për lidhje të mundshme me terroristët jemenas. Kritika erdhi nga Prokurori i Përgjithshëm australian, Robert McClelland.

Wikileaks i hodhi poshtë akuzat si "totalisht të gabuara" dhe se nuk është përgjegjës për këto gabime." Platforma bëri të ditur përmes Twitter se nuk ka gabime tek Wikileaks por tek raportimi i "mediave opinionbërëse". Platforma njoftoi se të martën në mbrëmje është bërë viktimë e një sulmi hakerësh. Për këtë arsye ajo u bllokua për disa orë.

Debati për Wikileaks merr përmasa

Themeluesit e Wikileaks-it Julian Assange dhe Daniel Domscheit-Berg

Themeluesit e Wikileaks-it Julian Assange dhe Daniel Domscheit-Berg

Raportimet e mediave për tekste të paredaktuara në internet po e ndezin debatin mes themeluesit të Wikileaks Julian Assange dhe administratorit në largim Domscheidt-Berg. Assange akuzoi Doimscheidt-Berg "për një dozë të lartë dashakeqësie" sepse, sipas tij, ai ka shkelur ujditë dhe detyrimet. Domscheidt-Berg i ka dhënë gazetarëve të dhëna për të hapur faqet e koduara, thuhet në një letër të avokatit berlinez të Assangit, Johannes Eisenberg. Ai po përhap informacionet me "qëllim të dëmtimit të reputacionit të Wikileaks, thuhet në letër.

Wikileaks dhe disa media që kooperojnë me Assange, sipas të dhënave të veta, kanë fshirë emrat e informatorëve në disa publikime për t'i mbrojtur ata nga sulmet.

Autor: Naima El Moussaoui/Lindita Arapi

Redaktoi: Elert Ajazaj