1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Wikileaks provë për lirinë e shtypit

Laku i hekurt rreth platformës së internetit Wikileaks po shtrëngohet. Qeveria e SHBA-së e akuzon Assange për spiunazh dhe kërkon mundësi për ta paditur. Por Uashingtoni nuk i bën mirë vetes me përndekjen e platformës.

default

Ashtu si Wikileaks bën publike informacione konfindenciale dhe të fshehta, kështu edhe një problem ndoshta privat i themeluesit të Wikileaks Julian Assange është kthyer ndërkohë në një çështje politike globale. Askush nuk di saktësisht se çfarë ka ndodhur vërtet në ato dy netë në muajin gusht në Suedi. Por është e vështirë ta kuptosh ndryshe prokurorinë suedeze nëse jo në kontekstin e një gjuetie të egër të superfuqisë së acaruar SHBA kundër Wikileaks.

Për një superfuqi është e dhimbshme të shohë e pafuqishme se si një grup i vogël bën publike për gjithë botën sekretet e saj. Fillimisht me zbulimet për luftën në Afganistan, pastaj me ditaret e luftës në Irak dhe së fundi me raportet konfindenciale të Ministrisë së Jashtme. Por kjo pafuqi është shndërruar në tërbim dhe pikërisht në valën e këtij tërbimi SHBA rrezikon të humbasë vërtet fytyrën. Çfarë u mësua më shumë nga dokumentet e Wikileaks për Afganistanin? Ato ishin vetëm një konfirmim i asaj që kishin thënë më parë shumë kritikë: asgjë s'është mirë në Afganistan. A doli në dritë ndonjë fakt thelbësor i ri nga ditaret e luftës në Irak, që të na detyronte të korigjonim imazhin e kësaj ndërhyrjeje ushtarake, që cënon të drejtën ndërkombëtare? Dhe natyrisht është më tepër se e bezdisshme, kur personeli diplomatik i SHBA-së është i detyruar për javë me radhë të merret me kufizim dëmesh dhe shfajësime. Por a mund të flitet për dëme të përhershme?

DW ZPR Zentrale Programmredaktion Matthias von Hein

Matthias von Hein

Dëmi po ndodh tani kur Hillary Cinton kërkon ta bëjë të ashtuquajturin "cablegate" një "sulm ndaj bashkësisë ndërkombëtare". Apo kur Assange cilësohet tradhëtar, terrorist, kriminel i madh. Dëmi i vërtetë krijohet kur sistemi i pagesës online "Paypal" bllokon llogaritë e Wikileaks, kur pagesat me karta krediti për shërbimin e zbulimeve në internet, nuk përcillen në destinacion. Apo kur tregtari në internet Amazon flak jashtë nga serverat e tij Wikileaksin.

E pra liria e mendimit është e mbrojtur në paragrafin e parë të kushtetutës amerikane, dhe interpretohet shumë më gjerë nga sa bëhet për shembull në Gjermani. Por tani në forumet kineze në internet ngrihet pyetja se si qëndron puna vërtet me lirinë e mendimit në SHBA, përballë qëndrimit të saj ndaj Wikileaks.

Duhet bërë një dallim i qartë mes dikujt që vjedh dokumente dhe të dhëna në një institucion, ministri apo sipërmarrje dhe dikujt që e bën publik këtë material. Sasia e madhe e materialit të publikuar sigurisht sjell një cilësi të re në bërjen publike të dokumenteve sekrete. Ajo është pasojë logjike e zhvillimit teknologjik. Kur vërtet më shumë se 800.000 njerëz kanë akses në të dhënat sekrete të rrjetit qeveritar amerikan, prej nga rrjedhin edhe publikimet e Wikileaks, atëherë shfaqja e dokumenteve sekrete në publik nuk duhet të habisë askënd. Në Greqinë e antikitetit në disa raste ekzekutohej sjellësi i lajmeve të këqija. Në shekullin e 21-të bota duhet të jetë më e avancuar. Dhe superfuqia SHBA duhet të tregojë madhështi - me kryqëzatën kundër Assange nuk e bën këtë aspak.

Autor: Matthias von Hein

Redaktoi:Bahri Cani

DW.COM

  • Data 08.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QSMe
  • Data 08.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QSMe