1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Wikileaks: Kina e sheh me sy kritik Korenë e Veriut

Paketa më e re e botuar në Wikileaks përmban edhe shumë të dhëna për raportet mes Kinës dhe Koresë së Veriut. Pekini duket se nuk është gjithmonë i kënaqur me vëllezërit koreanoveriorë.

default

Wikileaks për raportet e Kinës me Korenë e Veriut.

Përfaqësuesit e Qeverisë kineze i shohin raportet me Korenë e Veriut me një sy shumë më kritik se sa që paraqitet në opinion. Kështu të paktën duket nga të dhënat e botuara në portalin e internetit Wikileaks. Kina është pjesërisht e zemëruar dhe e frustruar me mikun dhe aleatin e saj të ngushtë, Korenë e Veriut, për shkak të provokimeve të Penjanit. Raportet duket se nuk janë edhe aq të ngushta sa duket në sipërfaqe.

Penjani si "fëmijë i llastuar"

Wen Jiabao, Lee Myung-bak, Seoul, Korea

Wen Jiabao në Seul.

Penjani po sillet si një "fëmijë i llastuar", citohet në një depeshë amerikane zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, He Yafei, të ketë deklaruar në prill të vitit të kaluar, pas një testi koeranoverior me raketa. Dëshira e vetme e koreanoveriorëve ka qenë që një i madh, pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t'u kushtojë vëmendje. Ministria e Jashtme kineze reagoi ndaj këtyre shkrimeve me një përmbajtje të theksuar. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei deklaroi: „Ne i kemi parë këto dokumenta. Shpresojmë që SHBA-ja do të sillet me maturi lidhur me këto çështje. Sa i përket përmbajtjes së dokumentave, ne nuk do të deklarohemi fare."

Kina do të pranonte ribashkimin e Koresë

Maturia e palës kineze nuk është e rastësishme, sepse në dokumentat tjera thuhet se Kina është madje e gatshme që të pranojë një Kore të bashkuar, e cila do të ishte nën kontrollin e Koresë së Jugut. Mirëpo në rast të ribashkimit, Kina nuk do t'i quante të mirëseardhura trupat amerikane në tokën e Koresë së Veriut, thuhet në dokumentat amerikane të botuara në Wikileaks.

Raportet e Kinës me Korenë e Veriut nuk janë tema e vetme e rëndësishme që preket në këto dokumenta. Bëhet fjalë ndër tjerash edhe për sulmet e hakerëve ndaj faqes së internetit Google. Gazeta „Neë York Times“ citon nga një dokument sekret ku thuhet se amerikanët janë informuar nga një person kinez që sulmet ndaj Google kanë qenë pjesë e një fushate të organizuar dhe urdhëruar nga kreu i shtetit në Pekin. Megjithatë në pyetjen nëse këto dokumenta të bëra publike do të ndikojnë negativisht në raportet mes Pekinit dhe Uashingtonit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei refuzon të futet në detaje.

„Ne shpresojmë se ato nuk do të prishin raportet mes Kinës dhe SHBA-së“, thotë ai.

Censura në Kinë

Dossierbild 2 Nordkorea Südkorea Kriegsgefahr

Koreja e Veriut dhe e Jugut në prag të luftës?

Në Kinë janë botuar deri tani shumë pak të dhëna për dokumentat e bëra publike në Wikileaks. Kjo faqe interneti është e ndaluar në Kinë, ndërkohë që mediat e atjeshme nuk guxojnë të raportojnë për këto gjëra. Sa i përket aspekteve që kanë të bëjnë me Kinën dhe Korenë e Veriut, në mediat shtetërore nuk është emetuar asgjë. Edhe në internet ka shumë pak komente të lexuesve lidhur me këto dokumenta, që do të thotë se, sipas të gjitha gjasave, komentet e pakëndëshme janë hequr për shkak të cenzurës dhe urdhërave që janë dhënë lidhur me këtë çështje. Megjithatë, disa shfrytëzues interneti janë deklaruar lidhur me këto të dhëna në Wikileaks. "Bravo ju qoftë", shkruan një prej tyre. „Wikileaks është shumë i fuqishëm. Kur do të vijnë në Kinë? Ata duhet të botojnë edhe sekretet tona", thuhet në disa komente të tjera.

Autor: Ruth Kirchner/Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

DW.COM

  • Data 01.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QM48
  • Data 01.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QM48