1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Westerwelle: Zbatimi, hapi historik i marrëveshjes Kosovë - Serbi

Për hapat e veçantë të vënies në jetë të marrëveshjes Kosovë- Serbi do të ketë plan kohor. Data e fillimit të negociatave për MSA për Kosovën dhe hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Serbinë përcaktohet në qershor.

Serbia dhe Kosova do të marrin vetëm atëherë një datë për fillimin e negociatave të rëndësishme me BE, kur ta vënë vërtet në jetë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve. Për këtë ranë dakord ministrat e Jashtëm të 27 shteteve anëtare të BE sipas diplomatëve sot (22.04.) në Luxemburg.

Komisioni Evropian, si krah ekzekutiv i BE nga ana e tij sot e dha rekomandimin e tij për fillimin e negociatave me Serbinë dhe Kosovën, përkatësisht për anëtarësimin dhe për MSA-në. E ngarkuara me politikën e jashtme të BE, Catherine Ashton dhe Komisari i zgjerimit, Stefan Füle kërkuan nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Serbinë si dhe negociata për një marrëveshje partneriteti me Kosovën.

"Serbia dhe Kosova e vërtetuan se të dyja janë në gjendje që të koncentrohen në të ardhmen, në vend që të mbeten të burgosura në të kaluarën", tha Füle në Luxemburg. "Prandaj rekomandimet tona të sotme janë të qarta: Serbia dhe Kosova e meritojnë të dyja që të avancojnë në mënyrë vendimtare në perspektivën e tyre evropiane." Gjermania bën pjesë në vendet ku Parlamenti federal duhet ta miratojë nisjen e negociatave të BE me Kosovën e Serbinë.

E fjalën e fundit e kanë ministrat e jashtëm të BE në qershor.Ata e përshëndetën dakordimin e së premtes, me të cilin synohet të paqëtohet konflikti prej shumë dekadash midis dy vendeve. "Ky hap mund të jetë një hap historik, nëse ai ndiqet edhe nga zbatimi", tha ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Westerwelle. Gjithsesi, marrëveshja "nuk është lajm i mirë vetëm për njerëzit në vendet përkatëse, por edhe për të gjithë evropianët dhe Evropën", tha Westerwelle.

Që në 26 prill do të përcaktohet një plan kohor për hapat e veçantë të vënies në jetë të marrëveshjes. Deri tani është planifikuar, që shefat e shteteve dhe të qeverive të BE të caktojnë në fund të qershorit një datë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë dhe për një marrëveshje asociimi me Kosovën.

Autor: Auron Dodi (dpa)

Redaktoi: E. Xhani