1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Westerwelle, Wang Yi dhe Fabius rreth marrëveshjes ruso-amerikane për Sirinë

Deklaratat e Sirisë rreth kontrollit të armëve kimike dhe shkatërrimit të tyre duhet të pasohen nga vepra të verifikueshme.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në konfliktin sirian dhe marrëveshjen ruso-amerikane për kontrollin dhe shkatërrimin e armëve kimike siriane ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle tha për gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" se tani janë të rëndësishme dy gjëra.

Guido Westerwelle

Guido Westerwelle

Së pari, deklaratat e Sirisë rreth kontrollit të armëve të saj kimike dhe shkatërrimit të tyre duhet të pasohen nga vepra të verifikueshme. Dhe së dyti, Rusia e cila e ka mbrojtur deri tani diktatorin duhet që më në fund të ushtrojë presion të mjaftueshëm mbi regjimin, që ai të mos vazhdojë të luajë me kohën.

Westerwelle tha se ka edhe një tjetër shans për diplomacinë, por ai mund të përdoret vetëm nëse të gjithë përfshihen besueshëm. Nga regjimi i Asadit ne presim që pas kërkesës për anëtarësim në Konventën e Armëve Kimike të sillet që nga dita e patë në frymën e kësaj marrëveshjeje.

Wang Yi

Wang Yi

Edhe Kina e përshëndeti marrëveshjen mes SHBA dhe Rusisë për një afat kohor për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Kjo marrëveshje kornizë do të çojë në një relaksim të situatës shpërthyese në Siri dhe mundëson një zgjidhje paqësore, tha ministri i Jashtëm Wang Yi gjatë një takimi me homologun e tij francez Laurent Fabius të dielën (15.09.) në Pekin.

Frankreich Laurent Fabius über Syrien

Laurent Fabius

Konflikti duhet të zgjidhet me mjete diplomatike në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, theksuan ministrat.

Për të shmangur një sulm ushtarak amerikan ndaj Sirisë, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov ranë dakord pas tri ditësh të bisedimeve në Gjenevë që Siria duhet të dorëzojë plotësisht brenda një jave informacione për arsenalin e saj të armëve kimike. Qëllimi është shkatërrimi i të gjitha armëve kimike siriane deri nga mesi i vitit 2014. Megjithë marrëveshjen ruso-amerikane të 14. shtatorit 2013 presidenti amerikan Barak Obama vazhdon ta lërë ende të hapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Siri.