1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Westerwelle sot në Beograd

Ministri gjerman i Jashtëm, Guido Westerwelle (FDP) do të shkojë sot, të enjten në Beograd në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje në grindjet për fillimin e bisedimeve të pranimit midis Serbisë dhe BE-së.

Guido Westerwelle dhe Boris Tadic në Beograd, 2010

Guido Westerwelle dhe Boris Tadic në Beograd, 2010

Ministri gjerman i Jashtëm, Guido Westerwelle (FDP), është duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje në çështjen e fillimit të bisedimeve të pranimit midis Serbisë dhe BE-së. Për këtë Westerwelle do të shkojë sot, të enjten në Beograd.

Në program të vizitës bën pjesë një takim me presidentin e shtetit, Boris Tadiç. Çështja kryesore janë marrëdhëniet mes Serbisë, pjesë e ish Republikës jugosllave dhe provincën e saj të dikurshme, Kosovën.

Për shkak të konfliktit të vazhdueshëm midis dy vendeve ballkanike, Bashkimi Evropian refuzoi në muajin dhjetor t'i japë Serbisë statusin e vendit kandidat për tu pranuar.

Gjatë një takimi të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive që pritet të mbahet javën e ardhshme, duhet të merret një vendim i ri. Kërkesën e Kosovës për trajtimi të barabartë, Serbia e ktheu sërish mbrapsht ditën e mërkurë.

Shteti më i ri evropian i Kosovës, kërkon ndër të tjera që në konferencat ndërkombëtare të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera si "Republikë e Kosovës". Serbia e refuzon këtë sepse e shikon Kosovën si pjesë të territorit të vetë shtetëror.

Autor: dpa

Redaktoi: Aida Cama