1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Westerwelle për vizitë dyditore në Serbi dhe në Kosovë

Ministri i Jashtëm Westerwelle dëshiron të këmbëngulë që Beogradi të tregohet i gatshëm për kompromis për Kosovën.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) fillon sot pasdite një vizitë në Serbi dhe në Kosovë. Tema qendrore e vizitës, e cila do të zgjasë deri të hënën është marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës e arritur me ndërmjetësimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve të mes tyre. Prej zbatimit të kësaj marrëveshjeje varet afrimi i të dy vendeve me BE-në.

Treffen Brüssel Serbien Präsident Tomislav Nikolic Kosovo Präsidentin Atifete Jahjaga Catherine Ashton

Takim në Bruksel Tomislav Nikolic, Atifete Jahjaga dhe Catherine Ashton

Ministri i Jashtëm Westerwelle dëshiron të këmbëngulë në Serbi që Beogradi të tregohet i gatshëm për kompromis për Kosovën. Por, para fillimit të vizitës së tij në Beograd presidenti serb Tomislav Nikolic e akuzoi qeverinë gjermane për "shantazh". "Gjermania duhet të kuptojnë se çdo shantazh është i pavlefshëm. Ne nuk do të presim vetë venat për të bërë vetëvrasje ", tha Nikoliq të premten (17.05) në Beograd për stacionin televiziv Prva.

Zëvendëszëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Shefer, tha se objektivi është që tani të sigurohet një plan konkret kohor për realizimin e marrëveshjes së normalizimit ndërmjet dy palëve, e cila u arrit një muaj më parë me ndërmjetësimin e BE-së.

Protest gegen Kosovo-Abkommen in Belgrad

Peshkopi Amfilohije

Serbët e Kosovës janë kundërshtojnë marrëveshjes së Brukselit. Edhe peshkopi ortodoks serb Amfilohije, i cili ka mjaft ndikim, shprehu rezistencën e tij. "Kjo nuk është marrëveshje, por është një diktim, është dhunë," citohet ai nga mediat serbe. Peshkopi Amfilohije e paralajmëroi edhe Beogradin lidhur me afrimin me Brukselin: "E shkreta BE po shpërbëhet. Ta varësh ekzistencë prej anëtarësimit në një Fata Morganë si BE-ja, nuk është politikë reale."