1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Westerwelle në Stamboll - Njohje e rolit urëlidhës të Turqisë

Në kuadër të vizitës së tij në Stamboll, ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ka zhvilluar takime me krerët e politikës turke. Në qendër të bisedimeve roli ndërkombëtar i Turqisë dhe tensionet e saj me Izraelin.

Guido Westerwelle

Guido Westerwelle, ministri i Jashtëm gjerman në Turqi

Westerwelle ishte i irrituar kur homologu i tij turk gjatë pritjes në Stamboll e bëri të priste një orë, në një kohë kur vizita e tij ishte e shkurtër: Arsyeja: një takim i ministrit turk Ahmet Davutoglus me homologun e tij iranian në Ankara.

„Turqia luajti një rol kyç edhe në çështjen e pranverës arabe me funksionin e urës me botën islamike. Dhe për këtë arsye, është pozitive që ne europianët të koordinohemi ngushtë me Turqinë " deklaroi ministri gjerman.

Përgatitje për konferencën e Afganistanit

Westerwelle vizitoi këtë vend të Bosforit për të katërtën herë brenda mandatit të tij gati dy vjeçar. Turqia është ndërmjetësuese dhe lidhëse e dy botëve, sidomos kur vjen fjala për progres në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Mysafiri nga Berlini, sipas njoftimeve nga Stambolli ishte i interesuar për një konferencë të ardhshme rajonale për progresin në Afganistan, jo më vonë se në një takim ndërkombëtar për këtë temë në fillim të dhjetorit në Bon ku mund bëheshin parapërgatitjet.

Guido Westerwelle dhe Ahmet Davutoglu

Guido Westerwelle dhe Ahmet Davutoglu

A nuk do të ishte më mirë nëse Turqia duke marrë parasysh funksionin e saj si pikë nevralgjike të merrte një perspektivë më të qartë në drejtim të Brukselit, u pyet Westerwelle nga mediet. „Nuk është mirë që negociatat për anëtarësim të ngecin dhe të mos hapej asnjë kapitull i ri për një kohë të gjatë“.

Westerwelle: Duhet t'i njohim arritjet e Turqisë

Të mërkurën (12.10.) raporti i progresit i paraqitur nga Komisioni Europian në Bruksel sipas ministrit të Jashtëm gjerman nuk ishte negativ. Por roli i ushtrisë në Turqi është zmbrapsur dukshëm.

Guido Westerwelle dhe Erdogan

Guido Westerwelle dhe Erdogan

Dhe Westerwelle pothuajse me admirim vlerësoi disa herë prosperitetin ekonomik të Bosforit, pavarësisht krizës ekonomike globale dhe tha: „Natyrisht që pyetja nuk është nëse Turqia sot apo nesër do të bëhet anëtare e BE-së. Këtë nuk e pret askush, po ashtu edhe këtu në Turqi. Çështja është që ta trajtojmë atë në mënyrë të drejtë dhe në mënyrë të barabartë që ne t'i njohim edhe ato fakte pozitive si përshembull zhvillimet ekonomike. Jo më kot janë gati pesë mijë sipërmarje gjermane janë në Turqi.“

Të enjten në mbrëmje në prani të Westerwelles dhe homologut të tij turk u hap një akademi kulturore gjermane. Deri 14 bursistë gjermanë për çdo vit do të punojnë aty dhe do të shkëmbejnë përvoja me kulturën turke.

Autor: Thomas Nehls/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi