1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Westerwelle në Lindjen e Mesme para shpalljes së shtetit palestinez

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle ndodhet në një tur vizitash në Lindjen e Mesme, në Jordani, Izrael dhe në territoret palestineze. Pas këtij turi, Gjermania do të paraqesë qëndrimin e saj në OKB.

default

Westerwelle dhe Abaz takohen në Ramallah

Guido Westerwelle bën një diplomaci të qetë: Kjo vlen për takimin  me presidentin e palestinezëve Mahmud Abaz ditën e dielë në mbrëmje në Amman, por edhe për  bisedimet që priten këtë të hënë me mbretin Abdullah. Më pas Westerwelle do të vazhdojë udhëtimin për në Jordani dhe Izrael.

Valixhja e shefit të diplomacisë gjermane përmban shqetësime: Çfarë ndodh nëse palestinezët, sikurse pritet, për një javë të aplikojnë për në OKB njohjen e shtetit të tyre - dhe nëse në Asamblenë e Përgjithshme një shumicë vendos për këtë? Izraeli dhe SHBA e kanë hedhur poshtë këtë hap si të njëanshëm-  që do të thotë një ngrirje e re në konfliktin e Linjdes së Mesme. Ka mundësi që negociatat e drejtpërdrejta mes palëve përsëri të ndërlikohen edhe më tej?

Çështja palestineze, Izraeli dhe Gjermania

Presidenti palestinez Mahmud Abbas

Presidenti palestinez Mahmud Abbas

Nga Abaz, ministri i Jashtëm nuk dëgjoi asgjë që nuk e dinte - konkretisht: "Nuk ka kthim prapa". - Mbreti jordanez, me një përkujdesje të përheshme për çështjen palestineze e mbështet shtetin e tyre. Westerwelle përfaqëson në këtë udhëtim edhe BE-në, që  shpreson  në rolin ndërmjetësues të monarkisë jordaneze - në fund të fundit ai flet në Ligën Arabe për një nga dy vendet që mbajnë marrëdhënie me Izraelin. Vetë Izraeli kërcënon të dalë në fushëbetejë në formacion mbrojtës, edhe nëse shpallja e shtetit palestinez mbetet thjesht simbolike. 

Se si do të vendosë Gjermania për kërkesën e palestinezëve në OKB, Westerwelle nuk dëshiron ta paraqesë ende - edhe Europa ende nuk ka gjetur një konsensus. E qartë është: Si zakonisht ai do të nxjerrë në pah marrëdhëniet e veçanta gjermano-izraelite. Ai do të theksojë interesat gjermane për një zgjidhje të negociatave dhe do të paralajmërojë për rrezikun që një vendim i OKB-së të mos pasohet nga dhuna. Kur Westerwelle të ketë përfunduar udhëtimin e tij, ai do t'i bëjë thirrje BE-së për një qëndrim të përbashkët, që të bëjë më shumë presion që të ringjallet procesi i negociatave. 

Guido Westerwelle (FDP) duke folur para Këshillit të Sigurimit

Guido Westerwelle (FDP) duke folur para Këshillit të Sigurimit

Suksese nuk priten

Synimi i udhëtimit do të thotë kufizimi i dëmeve - një shtet palestinez pa negociata me Izraelin nuk plotëson dëshirën e Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Por nëse shumica e anëtarëve të OKB-së vendosin pro shtetit palestinez, atëherë së paku nuk duhet të dëmtohet klima në Lindjen e Mesme, dhe të mos rrezikohet Status Quo-ja, thuhet në qarqet diplomatike. Pas turit të Westewelles në Lindjen e Mesme, Gjermania do ta paraqesë qëndrimin e saj në Nju Jork. Një tur pa altoporlant, i cili nuk e bën më të lehtë sulmin në ambasadën e Izraelit në Kajro dhe marrëdhëniet gjithnjë e më të ftohta mes Turqisë dhe Izraelit. Suksese Westerwelle nuk ka për të shpallur.

Autor: Ulrich Leidholdt/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi