1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Westerwelle në kërkim të votave për vendin e tij - OKB voton për anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Gjermania është krahas Kanadasë dhe Portugalisë një nga kandidatët për dy vendet, që lirohen për shtetet perëndimore. Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle, u nis të dielën (10.10.) për në Nju Jork.

default

Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle

Gjermania nuk është favorite: konkurrentët e saj në garë, Kanadaja dhe Portugalia janë të fortë. Kanadaja gëzon një imazh të shkëlqyer në të gjithë botën dhe konsiderohet një komb i drejtë dhe neutral. Ndërsa Portugalia si shtet i vogël, llogarit me shanse të mira në radhët e kombeve të tjera të vogla, para së gjithash tek amerikanojugorët dhe afrikanët.

Përparësitë e vendit të tij, ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, i ngriti lart që dy javë më parë, gjatë vizitës së tij të parë në Kombet e Bashkuara:

"Ne gjermanët jemi një vend, i cili nuk angazhohet vetëm për interesat e tij kombëtare, por edhe për çështje globale, si paqe, çarmatim, mbrojtjen e klimës dhe bashkëpunimin për zhvillim. Dhe kjo na bën veçanërisht të përshtatshëm për këtë detyrë."

OKB voton të martën (12.10) për anëtarët jo të përhershëm të KS

Katër ditët, që kaloi atëherë në Nju Jork, Westerwelle i përdori për të bërë reklamë për Gjermaninë. 32 herë u takua ai në takime dypalëshe me ministra të shteteve të tjera. Dhjetë ministra arabë i priti për mëngjese të përbashkëta pune. Edhe këtë herë do të jetë e njëjta gjë. Të hënën në mbrëmje (11.10.) do të ketë një pritje në përfaqësinë gjermane në Kombet e Bashkuara, në të cilën do të jenë të ftuar mbështetësit e Gjermanisë dhe të lëkundurit, të cilët duhen bërë për vete.

Ashtu si Portugalia edhe Gjermania synon të fitojë votat e kombeve më të vogla, të cilat përbëjnë shumicën në OKB. Në të kaluarën ato janë neglizhuar, tha Westerwelle në fjalën e tij para Asamblesë së Përgjithshme:

"Nëse Afrika dhe Amerika Latine nuk përfaqësohen në Këshillin e Sigurimit si anëtarë jo të përhershëm, kjo nuk i përgjigjet arkitekturës së botës sonë sot. Edhe Azia me të drejtë e sheh veten të përfaqësuar më pak nga sa i takon."

Westerwelle / UN / Vollversammlung / New York

Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Nëse kjo strategji "përqafimi" do të ketë sukses, do të tregohet në votimin e ditës së martë (12.10.). Gjermanisë i duhen dy të tretat e votave për të marrë për dy vjet vendin prestigjioz në Këshillin e Sigurimit, në rrethin e vendeve, të cilat vendosin vazhdimisht për luftën dhe paqen.

Suksesi i Gjermanisë do të ishte edhe për Westerwellen një triumf i madh

Në të kundërt, një dështim i Gjermanisë, ka të ngjarë t'i llogaritet ministrit të Jashtëm si disfatë personale. Dy javë në parë Westerwelle shprehej me një optimizëm të kujdesshëm:

"Nuk duhet ta lëvdosh ditën pa ardhur mbrëmja dhe kandidaturat para rezultatit të zgjedhjeve, por unë jam optimist. Ne kemi konkurrentë të fortë, por ndikimi dhe besueshmëria jonë vlerësohen në të gjithë botën."

Autor: Nicholas Buschschlüter/Eliana Xhani

Redaktoi: Angelina Verbica

  • Data 11.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pb0d
  • Data 11.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Pb0d