1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Westerwelle në Global Media Forum

Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle u bëri thirrje mediave që të raportojnë më pozitivsht për vendet në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) ka kritikuar përsëri veprimet e dhunshme të forcave turke të sigurisë kundër demonstruesve. Demonstratat janë një shenjë e pjekurisë së shoqërisë civile, tha ai të martën në kuadër të "Global Media Forum» që organizohet nga Deutsche Welle në Bon. Në qoftë se shoqëria civile shfrytëzon të drejtën e shprehjes së lirë dhe lirisë së tubimit atëherë çdo demokrat duhet të jetë i kënaqur e jo të ketë frikë nga një gjë e tillë. Vetëm shoqëritë e lira sjellin kreativitetin e nevojshëm që në kohën e globalizimit të jemi intelektualisht, shoqërisht dhe ekonomikisht më të suksesshëm.

Në foto, Guido Westerwelle dhe drejtori i DW-së, Erik Bettermann

Në foto, drejtori i DW-së, Erik Bettermann dhe Guido Westerwelle

Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle u bëri thirrje mediave që të raportojnë më pozitivisht për vendet në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Është e rëndësishme që përveç problemeve të merren parasysh edhe shanset kulturore dhe ekonomike të këtyre vendeve, tha Westerwelle në Bon. Përveç të ashtuquajturave vende të BRIKS-it, (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) nga këto rajone do të dalin edhe shumë kombe industriale.

Gazetarët kanë një detyrë të rëndësishme

Shumë vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine u përballën me trazira sociale. Atje në krahasim me Gjermaninë ka shumë më tepër të rinj. "Së shpejti këto shoqëri të reja do të dalin me kërkesa politike, kulturore dhe ekonomike", shtoi Westerwelle. Pranvera Arabe ka treguar tashmë që brezi i ri është duke kërkuar të marrë në duar fatin e vet.

Në foto, Guido Westerwelle

Në foto, Guido Westerwelle

Gazetarët në këtë kontekst kryejnë një detyrë të rëndësishme, tha politikani liberal gjerman. Edhe pse falë internetit dhe mediave të reja në ditët e sotme kemi një begati të informacionit. Por ato informacione duhet të klasifikohen si duhet. Sidomos kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme është e nevojshme të kemi një mbulim të drejtë dhe të balancuar të ngjarjeve.

Westerwelle u shpreh kështu në fjalimin e tij të mbajtur në "Global Media Forum». Në forumin e organizuar nga Deutsche Welle nga e hëna (17.06.) po marrin pjesë rreth 2.500 pjesëmarrës. Me interes të madh pritet sot (19.06.2013) edhe fjalimi i veprimtares për të drejtat e njeriut dhe laureate e Çmimit Nobel alternativ, Vandana Shiva.