1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Westerwelle: "Misioni në Afganistan i nevojshëm"

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ka mbrojtur misionin e ushtrisë gjermane në Afganistan. Në Afganistan ende shumë gjëra nuk janë mirë, dhe duhet arritur një situatë e pranueshme.

Westerwelle: Misioni në Afganistan i nevojshëm

Westerwelle: "Misioni në Afganistan i nevojshëm"

"Misioni nuk është popullor por vazhdon të jetë i nevojshëm edhe në interesin tonë. Njerëzit tanë në Afganistan shërbejnë që ne këtu në Gjermani të jetojmë të sigurtë dhe për këtë duam t'i falenderojmë", tha ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në një deklaratë qeveritare në parlament.

Ministri shtoi se stabilizimi i mëtejshëm i Afganistanit është i mundur vetëm përmes kombinimit të pranisë ushtarake, rindërtimit civil dhe një procesi politik. Por Westerwelle theksoi se deri në 2013 duhet të jenë krijuar kushtet për tërheqjen graduale nga Hindukushi.

Hans-Christian Ströbele

Hans-Christian Ströbele

Opozita bëri të qartë se sipas saj politika gjermane në Afganistan rrezikon të dështojë. Eksperti për politikën e jashtme i Partisë Socialdemokrate, Gernot Erler, tha se shtimi i numrit të atentateve tregon që situata e sigurisë nuk është përmirësuar megjithë ndihmën ndërkombëtare.

Edhe Hans-Christian Ströbele nga ekologjistët kërkoi që situata në Afganistan të perceptohet si luftë dhe të mos vihen në qendër sukseset e ndihmës për zhvillim.

Në Kabul në 20 korrik mbahet konferencës ndërkombëtare për Afganistanin. Zgjedhja e kryeqytetit afgan për mbajtjen e konferencës është shprehje e vullnetit të shteteve pjesëmarrëse për të vënë në duart e afganëve përgjegjësinë e plotë për situatën e sigurisë.

Autor: Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 09.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OFNH
  • Data 09.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OFNH