1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Westerwelle lobon për kandidaturën e Gjermanisë për vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Dalja e parë e ministrit të Jashtëm, Guido Westerwelles para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së lidhet jo vetëm me kandidaturën gjermane për në KS, por edhe me çarmatimin, Lindjen e Mesme dhe Iranin.

default

Guido Westerwelle

"Do të jetë një garë me rezultat të ngushtë", tha ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle për kandidaturën gjermane në KS të OKB-së. Gjermania kandidon për një vend jo të përhershëm në pultin komandues me rëndësi për politikën e sigurisë të bashkësisë ndërkombëtare. Pak javë para zgjedhjes së anëtarëve të rinj, Westerwelle e shfrytëzon Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork për të mbledhur vota në mënyrë intensive:

"Gjermania është një paguese e fortë e kontributeve në Kombet e Bashkuara. Ne konsiderohemi një vend ku mund të mbështetesh me siguri dhe një vend shumë i parashikueshëm në veprimet e tij, përsa i përket politikës sonë të jashtme. Përsa na përket neve, dihet se ne respektojmë një kulturë të përmbajtjes ushtarake, por që njëkohësisht edhe e dimë se vetëm së bashku mund të bëjmë diçka për mbrojtjen e klimës."

Shanset dhe konkurrentët e Gjermanisë

Çdo votë ka rëndësi, kur më 12 tetor, 192 ambasadorët e OKB-së të votojnë në zgjedhje të fshehta. Mbështetje të madhe për Gjermaninë Westerwelle sheh në Afrikë, Amerikë Latine dhe Azi. "Që kur kam ardhur në post, ne punojmë që të kemi sukses me këtë kandidim. Ne jemi optimistë, edhe nëse gara do të jetë e ngushtë dhe në një kohë kur kemi dy bashkëkonkurentë shumë të fortë."

Sicherheitsrat - Großbild

KS i OKB

Kanadaja dhe Portugalia duan gjithashtu që të futen në vitin 2011 në KS të OKB-së: për tri kandidatët ka vetëm dy vende në grupin "Evropa Perëndimore dhe të tjerë." Akoma nuk është e qartë se kush mund të dalë i humbur: Kanadaja është një peshë e rëndë në Kombet e Bashkuara dhe Portugalia vepron me guximin e një vendi të vogël, që vepron me besim në vetvete dhe pa frikë nga peshat e rënda.

Ndikim më i madh në OKB

Që dy vende evropiane konkurrojnë me njëri-tjetrin, ky konsiderohet konstelacion i pafat, por tani kjo nuk mund të ndryshohet. Ambiciet e Gjermanisë janë për një anëtarësi në KS çdo tetë vjet - së fundi në tryezën e "5 " të fuqishmëve, SHBA, Rusisë, Kinës, Francës dhe Britanisë së Madhe, Gjermania e pa veten në vitin 2003/2004. Për aq kohë sa nuk kryhet një reformë e KS të OKB-së, një vend jo i përhershëm në KS është mjeti rrethanor për Gjermaninë për të ushtruar ndikimin më të madh në OKB.

Çarmatimi temë e rëndësishme për Westerwellen

Një pikërëndesë tjetër e udhëtimit të Westerwelles në OKB është tema e çarmatimit. Sot, Gjermania do të themelojë së bashku me Japoninë, Australinë dhe vende të tjera një grup të ri, i cili do të angazhohet për çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve atomike. Westerwelle-ja paralajmëroi veçanërisht për rrezikun e rënies së armëve bërthamore në duart e terroristëve. "Sa më shumë shtete të armatosen me armë atomike, aq më i madh është rreziku që terroristëve t'u bien në duar këto armë. Dhe ky është një kërcënim i madh i paqes dhe i sigurisë së njerëzimit."

Autor: Nina Werkhäuser/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 23.09.2010
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PKVC
  • Data 23.09.2010
  • Autor Lindita Arapi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PKVC