1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Westerwelle i premton opozitës siriane mbështetjen e Gjermanisë

Westerwelle thekson mbështetjen e Gjermanisë në takimin me kryetarin e "koalicionit kombëtar opozitar sirian", Ahmed Muas al-Chatib.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle i ka premtuar opozitës siriane mbështetjen e Gjermanisë. Këtë Westerwelle e theksoi gjatë një takimi me kryetarin e "koalicionit kombëtar të forcave të të opozitës dhe revolucionit sirian", të sapothemeluar, Ahmed Muas al-Chatib, në Kajro. Në të njëtën kohë ai i bëri thirrje kundërshtarëve të qeverisë që aleanca të krijojë një alternativë të vërtetë ndaj sundimtarit Baschar al Assad.

Liga Arabe dhe shtetet e Gjirit Persik kanë njohur opozitën e re të sapoformuar të Sirisë. Pas takimit të tyre në Kajro, ministrat e jashtëm të Ligës Arabe bënë të ditur se "koalicioni kombëtar i dalë nga forcat opozitare dhe të revolucionit sirian" është në të ardhmen përfaqësuesi legjitim i vendit dhe patneri kryesor i bisedimeve me shtete arabe.

Po ashtu gjashtë vendet anëtare të Këshillit të bashkëpunimit në Gjirin Persik shprehën mbështetjen e tyre për këtë bllok opozitar sirian.

Të dielën (10.11) përfaqësuesit e rrymave të ndryshme opozitare siriane kishin formuar në Katar një aleancë të përbashkët dhe kishin zgjedhur si kryetar, predikuesin Ahmed Muas al-Chatib.

Ndërkohë situata në Siri vazhdon të jetë mjaft e rëndë. Si pasojë e sulmeve të ushtrisë siriane ndaj kryengritësve ka humbur jetën edhe një shqiptar nga Kosova. Ai kishte shkuar atje vullnetarisht vetë për të luftuar kundër regjimit të pushtetit të presidentit Bashar al -Assad. Në kryeqytetin egjiptian ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian dhe Ligës Arabe konsultohen për hapat e mëtëjshëm në zgjidhjen e konfliktit në Siri.