1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Westerwelle: "Gjermanishtja gjuhë shumë e bukur"

Para se të bëhej ministër i Jashtëm, Guido Westerwelle, përflitej jo vetëm për njohuritë e pakta për politikën e jashtme, por edhe njohurive të pakta të gjuhës angleze. Ky paragjykim vazhdon ta rëndojë ministrin e ri.

default

Guido Westerwelle

"Integriteti i Kosovës, siç e dini ju është mbështetur që në fillim dhe e shohim veten në vazhdimësi të këtyre vendimeve politike. Kundrejt çdokujt që e vë në dyshim këtë integritet ne do t'i gjejmë fjalët e duhura të nevojshme", ishte prononcimi i parë i ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle për Kosovën, në konferencën e organizuar në Berlin me gazetarët e mediave të huaja.

Një përgjigje e shkurtër ndaj pyetjes se cili është bilanci i tij dy vjet mbas pavarësisë së Kosovës, dhe sidomos kur kihet parasysh që Westerwelle ndërkohë është takuar si me homologun e tij kosovar Skender Hysenin ashtu edhe me ate serb Vuk Jeremiç. Kjo dëshmo se hë për hë Kosova nuk ndodhet në tryezën e shefit të diplomacisë gjermane, por në katet e nëpunësve.

Dekadë çarmatimi

Westerwelle / Sicherheitskonferenz / München

Westerwelle në Konferencën e Sigurisë


Westerwelle vetë i ka drejtuar sytë më shumë nga çështja e çarmatimit: "Politika e jashtme gjermane është një politikë paqësore. Çarmatimi ka qenë një nga karakteristikat e e politikës liberale dhe këto do të jenë edhe karakteristikat e politikës sime të jashtme", tha liberali Westerwelle, një nga idolet e të cilit është ish-ministri i jashtëm Hans Dietrich Genscher. Idenë për fillimin e një dekade çarmatimi, Westerwelle e pat hedhur qysh në Konferencën e Sigurisë në Mynih, por ajo nuk u mbështet as nga kolegu i tij, ministri i Mbrojtjes Karl Theodor zu Guttenberg.

Gjuha gjermane

Edhe për një gjë tjetër ka ndër mend të angazhohet në mënyrë të veçantë ministri i Jashtëm gjerman: Që gjermanishtja të bëhet gjuhë zyrtare e BE-së. Kur Westerwelle flet për këtë çështje, në zërin e tij ndjehet ende pakënaqësia ndaj kritikave të shtypit, kur para se të bëhej ministër, ai i pat refuzuar përgjigjen në anglisht një gazetari britanik. Katër muaj pas kësaj ngjarjeje, politikani 49-vjeçar ende e ndjen të nevojshme të sqarohet dhe jo pa një ton ironik: "Ndryshe nga gjykimet satirike që mund të lexohen nëpër medie, kjo nuk do të thotë që unë nuk jam në gjendje t'u përgjigjem pyetjeve tuaja jashtëzakonisht të mençura me një anglishte të thjeshtë. Por kjo do të thotë se unë nuk turpërohem për gjuhën gjermane, sepse ajo është një gjuhë shumë e bukur."

Autor: Anila Shuka

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 15.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M0Rx
  • Data 15.02.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/M0Rx