1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Westerwelle e bën vizitën e parë në Varshavë

Ndryshe nga paraardhësit, Ministri i Jashtëm Gjerman Westerwelle nuk e zhvilloi vizitën e tij të parë në post në Francë, por në Poloni. Westerwelle tha se raportet me fqinjët lindorë janë në qendër të vëmendjes së tij

Gido Vestervele dhe Radek Sikorski kuptohen mirë

Gido Vestervele dhe Radek Sikorski kuptohen mirë

Me sa duket Ministri i Jashtëm Gjerman dhe Ministri i Jashtëm i Polonisë kuptohen mirë me njëri-tjetrin. "I dashur Radek, i dashur Guido“ - edhe pse sapo u njohën ata i flasin njëri-tjetrit me "ti". Nuk është rastësi që vizitën e parë si Ministri i Jashtëm Gjerman po e bëj në Varshavë tha Guido Westerwelle, pas një dreke pune me Radoslav Sikorskin:

"Nuk ishte rastësi, por një sinjal i qartë, që Gjermania dëshiron që miqësinë që ka me vendet perendimore, ta thellojë shprehimisht edhe me Poloninë dhe kjo është një ndër pikat e mia themelore."

Paraardhësit e Westerwelles kishin si stacion të parë gjithmonë Parisin. Për këtë qeveria franceze duhet të kete reaguar pak e irrituar në lidhje me listën e prioriteteve të ministrit të ri të Punëve të Jashtme. Ky nga ana e vet bëri të qartë, që për të ka rëndësi qendrore bashkëpunimi mes të tria vendeve. Për këtë ai dëshiron të ringjallë idenë e trekëndëshit të Vajmarit.

Në vitin 1991 Hans-Dietrich Genscher dhe homologët e tij nga Franca dhe Polonia kishin rënë dakord në Vajmar, për të organizuar takime të rregullta. Por vitet e fundit takime të tilla tripalëshe thuajse nuk janë zhvilluar fare. Westerwelle kërkoi që kjo traditë e vjetër të vazhdojë:

"Marrëdhëniet mes Polonisë dhe Gjermanisë në bashkëpunim me Francën janë një bazë shumë e rëndësishme edhe për suksesin tonë të përbashkët dhe me këtë mendoj jo në radhë të parë dhe vetëm suksesin ekonomik, por suksesin politik.“

Gjatë takimit të tyre dyorësh të dy ministrat diskutuan për tema që lidhem me politikën evropiane, bashëpunimin ekonomik dhe politikën energjetike, por nuk vendosën ndonjë gjë konkrete.

Pyetjes së një gazetari polak, nëse Westerwelle do të lejojë që presidentja e Shoqatës së të Dëbuarve Erika Steinbach, e cila urrehet në Poloni, të jetë anëtare e Fondacionit për Qendrën kundër Dëbimeve dhe Spastrimeve etnike, kryetari i Partisë Liberale iu përgjigj:

"Deri tani s'kam ndonjë kërkesë në këtë drejtim, dhe gjëja është relativisht e thjeshtë: ne duam që ky projekt t'i afrojë dy vendet tona. Për këtë nuk do të bëjmë asgjë që t'i kundëvihet kësaj ideje."

Ky ishte një mesazh i qartë si në drejtim të Polonisë edhe në drejtim të zonjës Steinbach.

Sikorski e quajti vizitin e Westerwelles në Varshaväë si një ogur jashtëzakonisht të mirë, që marrëdhëniet gjerano-polake vetëm mund të bëhën edhe më të mira nga sa janë gjithsesi tashmë:

"Marrëdhënia jonë është më e mira që kemi pasur ndonjëherë në histori. Kjo është një marrëdhënie mbi bazën e pajtimit dhe shprehje e një partneriteti të pjekur. Është një partneritet për Evropën dhe Evropa ka nevojë për këtë partneritet.“

Me vizitën e tij të shkurtër në Poloni, e cila përfundoi me një takim të shkurtër me presidentin Lech Kaczynski, Westerwelle vuri në jetë atë që kishte premtuar gjatë fushatës elektorale: thellimin e kontakteve me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe me vendet e vogla të BE-së.

Autor: Ludger Kazmierczak/ Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 02.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KLa7
  • Data 02.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KLa7