1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030411 Westerwelle Rückzug

4 Prill 2011

Një javë pas humbjeve masive të Partisë Liberale në zgjedhjet për parlamentet e dy landeve gjermane kryetari i saj tha se do të japë dorëheqjen. Gjithësesi ai tha se nuk do të heqë dorë nga posti i ministrit të Jashtëm.

https://p.dw.com/p/10mrO
Guido WesterwelleFotografi: picture alliance/dpa

Dhjetë vjet me radhë Guido Westerwelle ishte kryetar i liberalëve. Por pas humbjeve të mëdha të javëve të fundit dhe një sërë kritikash që kanë kohë që drejtohen ndaj tij, ai tha se do të japë dorëheqjen nga ky post.

Me sa duket presioni ndaj tij ishte ishte tepër i madh, aq madh madje sa ai nuk priti mbledhjen e sotme (04.04) të presidiumit të partisë, por doli që të dielën përpara shtypit për të bërë këtë deklaratë: "Unë nuk do të kandidoj sërish në kongresin e ardhshëm të partisë në maj për postin e kryetarit. Mund t'ju them se këtë vendim nga njëra e kam të vështirë, nga ana tjetër të lehtë. Të vështirë, sepse kam dhjetë vjet që e bëj me shumë pasion këtë detyrë, dhe të lehtë sepse ka një numër të tërë kandidatësh të rinj që janë të gatshëm të marrim drejtimin e partisë.“

TV Dreikampf Westerwelle, Trittin, Lafontaine - Studio
14 shtator 2009, debat televizive me Guido Westerwelle-n, Juergen Trittin dhe Oskar LafontaineFotografi: Foto: ap

Westerwelle ishte këto ditë në Kinë dhe në Japoni dhe aty mori vesh se një sërë anëtarësh të partisë së vet po kërkonin në Gjermani hapur dorëheqjen e tij. Prej tij u larguan madje edhe anëtarë të kryesisë deri tani luajalë ndaj tij si kryetarja e grupit parlamentar të FDP-së, Birgit Homburger, dhe sekretari i përgjithshëm Christian Lindner.

Të ashpra qenë sidomos kritikat e politikanëve të rinj të FDP-së, si p.sh. ajo e eurodeputetit Jorgos Kacimarkakis: "E di se brenda partisë ka njerëz që mendojnë se në rast se ai nuk do të dorëzohet do të ketë përfundimisht një kadidat që do të luftojë kundër Guido Westerwelles për postin e kryetarit.“

Kritikat ndaj kryetarit të partisë u shtuan, sepse pas vlerave prej muajsh të këqia nëpër anketime, partia liberale nuk arriti as të hynte në parlamentin e landit Rheinland-Pfalz dhe pësoi humbje të thella në Baden-Württemberg. Pas këtyre zgjedhjeve u bë e qartë që në kongresin e ardhshëm të partisë do të kishte ndryshim në radhët drejtuese të partisë. Por Westerwelle me sa duket nuk donte të priste kaq gjatë dhe deklaroi që tani se do të japë dorëheqjen. Gjithësesi ai do të vazhdojë të mbajë postin e MPJ dhe të zëvendëskancelarit.

Angela Merkel Guido Westerwelle Bundestag NO FLASH
Angela Merkel dhe Guido WesterwelleFotografi: AP

Për këtë qëndrim ai mbështetet edhe nga kritikuesit e tij më të fortë në radhët e partisë, si p.sh. kryetari i FDP-së për landin Schleswig-Holstein, Wolfgang Kubicki, i cili pas deklaratës së Westerwelles tha: "Ne si FDP ia dimë shumë për nder Guido Westerwelles. Ai arriti që të fitonim vota që nuk i kishim fituar kurrë më parë, detyrën si ministër i Jashtëm ai e bën në rregull, sikurse thonë të tërë, dhe prandaj nuk ka asnjë shkak për ta vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e tij në këtë funksion."

Si kandidati më me shanse për të pasuar Westerwellen në postin e kryetarit të partisë konsiderohet Philipp Rësler, ministri aktual i Shëndetsisë. 38-vjeçari, nga Vietnami kishte mbetur jetim prej luftës dhe u adoptua nga një çift gjerman. Përpara fillimit të karrierës së tij politike ai ka qenë mjek ushtarak në Bundeswehr.

Autor: Bettina Marx/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Eliana Xhani