1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Westerwelle angazhohet për reformimin e KS të OKB-së

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së shefi i diplomacisë gjermane ka kritikuar bllokadën e Këshillit të Sigurimit ndaj çështjes së Sirisë dhe u angazhua sërish për një vend të përhershëm të Gjermanisë në KS të OKB-së.

Kombet e Bashkuara janë një vend i shpresës, por jo rrallë edhe një vend i dështimit. Jo gjithnjë konfliktet mund të zgjidhen në mënyrë paqësore, shpesh dështojnë përpjekjet diplomatike. Kjo u tregua veçanërisht në muajt e fundit në bllokadën e Këshillit të Sigurimit ndaj çështjes së Sirisë. Këshilli i Sigurimit nuk iu përgjigj detyrimeve të tij për popullin e Sirisë, kritikoi ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle në fjalimin e tij gati 15 minutësh në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjermania deri në fund të këtij viti është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe agazhohet për një rezolutë kundër regjimit Assad. Por kjo bllokohet nga Rusia dhe Kina. "Pavarësisht shkallëzimit të dhunës dhe përkundër bllokadës në Këshillin e Sigurimit, ne nuk duhet të ndalemi së punuari për një zgjidhje politike." Gjermania mbështet të dërguarin e posaçëm të OKB-së Lakdhar Brahimi në kërkimin e tij për një zgjidhje politike.

Negociata të pafrytshme me Iranin

Benjamin Netanjahu gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Benjamin Netanjahu gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Ministri i Jashtëm gjithashtu tregoi qëndrimin gjerman ndaj programit bërthamor të Iranit, i cili dominoi një ditë më parë me paraqitjen agresive të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.  Ai nuk ka la vend për dyshim se Izraeli do të sulmojë centralet bërthamore iraniane nëse Irani nuk ndalon me pasurimin e uraniumit.  Nëse Irani vazhdon me këtë ritëm, kjo është bindja e qeverisë izraelite, atëherë ai vitin e ardhshëm do të jetë në gjendje që të prodhojë një bombë atomike.

Westerwelle tha se qeverisë në Teheran po i mungojnë përgjigjet serioze në procesin e negociatave. "Bisedimet e muajve të fundit nuk na kanë sjellur mjaftueshëm më afër një zgjidhjeje." Bëhet fjalë për sigurinë e Izraelit dhe stabilitetin e tërë rajonit. "Prandaj unë i bëjë thirrje Iranit që mos të luajë më gjatë me kohën. Gjendja është serioze, shumë serioze", sqaroi Westerwelle. Po ashtu edhe presidenti amerikan Barack Obama i ka bërë me dije Teheranit në fjalimin e tij në debatin e përgjithshëm se afati kohor për gjetjen e një zgjidhje diplomatike nuk është i pakufizuar.

"Kjo nuk është përplasje e kulturave"

Ai e kupton se shumë besimtarë e ndjejnë veten të lënduar nga video dhe karikaturat fyese ndaj Muhamedit, komentoi Westerwelle valën e protestave pjesërisht të dhunshme në vendet myslimane pas publikimit të videos për Muhamedin. "Por edhe kritikat legjitime dhe indinjata nuk janë justifikim për dhunë dhe shkatërrim." Kjo nuk është një përplasje e kulturave por një betejë brenda shoqërisë, në mes të moderuarëve dhe radikalëve.

Guido Westerwelle gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Guido Westerwelle gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Nevoja për reformimin e Kombeve të Bashkuara

Në fund të fjalimit të tij, Westerwelle ndaloi në gjendjen e Kombeve të Bashkuara: "Ne dobësojmë Këshillin e Sigurimit, në qoftë se ne nuk do të kemi sukses që atë t'ia përshtasim botës së sotme." Nuk bën që Amerika Latine dhe Afrika të mos jenë fare të përfaqësuara me vende të përhershme në KS të OKB-së ndërsa Azia me vetëm një vend - Kinën. Gjatë debatit të përgjithshëm u bë e qartë se OKB-ja me strukturën e saj aktuale gjithnjë e më shumë po e humbet besueshmërinë.

Gjermania është e gatshme për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi, tha Westerwelle. Ndryshe kjo do të thotë: nëqoftëse ndonjëherë do të fillohet me një reformë të Këshillit të Sigurimit atëherë Gjermania si kontibuesja e tretë më e madhe në Kombet e Bashkuara e sheh veten si kandidate për një vend të përhershëm në KS të OKB-së. Por ritmi i reformave është paralizuar brenda OKB-së. Kështu që Westerwelles nuk i mbeti tjetër veçse të qetësojë opinionin botëror: Evropa do të kapërcejë krizën e borxheve dhe do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare - ndër të tjera edhe si donatori më i madh në botë i ndihmave për zhvillim.