1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

WAZ: Serbia në udhëkryq

Westdeutsche Allgemeine Zeitung analizon raportin Serbi-BE, Handelsblatt merret me rezultatin e zgjedhjeve në Hesen

default

"Westdeutsche Allgemeine Zeitung" (WAZ) që botohet në Essen për raportin Serbi-BE:


"Serbët ndodhen në udhëkryq: Duan të shkojnë drejt BE-së, apo drejt krahëve të Moskës? Ose hapje, ose izolim. Brukseli e ka zgjatur mjaft dorën; prandaj edhe nuk ka pse ta nënshkruajë me shpejtësi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Sigurisht që Serbia e sotme nuk është më ajo e kohës së xhelatit Millosheviç. As kriminelët e luftës nuk janë më në pushtet në Beograd. E prapëseprapë Beogradit i duhen kujtuar përndjekjet masive dhe vrasjet e bëra në emër të Serbisë. Qendrimi i holandezëve është konsekuent".


E përditshmja nga Dyseldorfi HANDELSBLATT për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Hesen dhe Saksoni të Poshtme (Niedersachsen): "Në Gjermani duhet të bëhen sërish matjet. Tërmeti i dy zgjedhjeve parlamentare në Hesen dhe Saksoni të Poshtme e ka zhvendosur tektonikën politike. Nga e majta erdhi një goditje e fuqishme. Tani Partia Socialdemokrate (SPD) si partia popullore e së majtës, po has pengesa rreth e përqark dhe me shumë mundim po kërkon një bazament të fortë. Ndërsa unioni është vënë në kërkim të qendrës së humbur të Gjermanisë. Pa marrë parasysh shuplakën që mori kryeministri i Hesenit, Roland Koh (Koch), rezultati është më se i jashtëzakonshëm: Për herë të parë në parlmantet e dy landeve perëndimorë hyri "E majta" (Die Linke). Kjo do të thotë se kampi i majtë, dikur i bashkuar, tani është ndarë përfundimisht në tri parti: në SPD, Të Gjelbrit (Buendnis 90/Die Gruenen) dhe në Të Majtën."

  • Data 29.01.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CyxY
  • Data 29.01.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CyxY