1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Vullkani në Islandë mbetet aktiv

Shpërthimi i vullkanit në Islandë po sjell edhe më tej hutim. Për shkak të reve të hirit, në pjesë të tëra të Evropës është ndërprerë fluturimi, edhe në Gjermani shumica e aeroporteve vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Vullkani në Islandë mbetet aktiv

Vullkani në Islandë mbetet aktiv

Për "Ragnaröck" bëhet fjalë në mediet islandeze, pra për përmbysjen e botës ose për fundin e perëndive. Meqenëse edhe katër ditë pas shpërthimit të ri të vullkanit mungojnë parashikimet me bazë shkencore për faktin se ende edhe për sa kohë Eyjafjalla do të vazhdojë të vjellë lavë dhe hi dhe se kur do të fillojë aktivitetin vullkani fqinj, Katla, fillon të shfrytëzohet edhe mitologjia nordike. Dhe kaq larg realitetit ato nuk janë, sepse edhe në legjendën e "Ragnarök"-ut flitet për gjigandë që vjellin flakë.

Për shkak të reve të hirit në pjesë të tëra të Evropës është ndërprerë fluturimi

Për shkak të reve të hirit në pjesë të tëra të Evropës është ndërprerë fluturimi

Vullkani nuk e ka pakësuar aktivitetin

Në institutin meteorogjik nga ana tjetër bëhen përpjekje për të dhënë informacione objektive, por se kur do të qetësohet vullkani, këtë nuk mund ta thotë me siguri askush. Shkencëtari i gjeofizikës dhe eksperti për vullkanët, Reynir Bödvarsson i ngushëllon gazetarët që pyesin prej ditësh me të njëjtën përgjigje:

"Që prej shpërthimit nuk kam konstatuar pakësim të aktivitetit. Ka edhe më tej shpërthime të vazhdueshme dhe kjo bën që të dalë hi. Pra, nuk ka sinjale për ndryshim të gjendjes. Dhe kështu gjendja mund të mbetet për ditë, muaj ose javë."

Pamje nga aeroporti i Mynihut (17.04.)

Pamje nga aeroporti i Mynihut (17.04.)

Turistët janë në siguri

Të shtunën në mbrëmje, gjeofizikania Gudrun Hreinsdottir nga Universiteti i Islandës shpërndau pak optimizëm, kur tha se kishte konstatuar në njëfarë mënyre se ka shenja të qarta që Eyjafjalla po qetësohet. Por duke i kufizuar thëniet e saj ajo tha se shumëçka flet se Katla, vullkani që ndodhet shumë pranë po gjallërohet me pasoja ndoshta më të ashpra.

Autoritetet islandeze të turizmit bëjnë ndërkohë të ditur se të gjithë turistët në Islandë janë në siguri, se jeta e përditshme në Islandë gjithsesi nuk është ndikuar thuajse fare nga vullkani, duke përjashtuar natyrisht zonat përreth shpërthimit të vullkanit. Të gjithë turistët që kanë mbetur ndërkohë në Reykjavik, pa mundur të udhëtojnë, kanë marrë bileta falas për muzeume dhe ekspozita, për banjat e shumta termale dhe kanë të drejtë t'i përdorin falas mjetet e transportit publik.

Në pritje të fluturimeve - pamje nga aeroporti i Frankfurtit (18.04.)

Në pritje të fluturimeve - pamje nga aeroporti i Frankfurtit (18.04.)

Mediet ndërkombtare krijojnë atmosferë alarmi

Informimi në mediet ndërkombëtare për shpërthimin e vullkanit, thotë zyra e informacionit turistik, është pjesërisht i tepruar dhe krijon një atmosferë alarmi, e cila nuk ka të bëjë aspak me situatën në Islandë.

Që ankthi dhe frika për shpërthime të reja vullkanesh janë të vogla, këtë e tregojnë ekskursionet e shumta të turistëve dhe vendasve në zonën rreth Eyjafjallas. Policia ndërkohë i kthen mbrapsht vizitorët e paftuar. Kjo sepse në rast evakuiimesh të reja, ata do të bllokonin me autobusët dhe veturat e tyre rrugët e shpëtimit.

Autor: Albrecht Breitschuh/ Auron Dodi

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM

  • Data 19.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mzl0
  • Data 19.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mzl0