1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vulat me mbishkrimin "Dogana e Kosovës " - Marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës

Ekipet negociuse të Beogradit dhe Prishtinës kanë arritën të premten në Bruksel një marrëveshje për "vulat doganore të Kosovës duke pranuar kompromisin e propozuar nga BE-ja.

Robert Cooper i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Robert Cooper i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ekipet negociuse të Beogradit dhe Prishtinës kanë arritën të premten (02.09.2011)  në Bruksel një marrëveshje për "vulat doganore të Kosovës“,  ku do të shënohet vetëm dogana e Kosovës pa emëtime të tjera si Republika e Kosovës, apo shenja të tjera të autoriteteve në Prishtinë.

Shefi i delegacionit serb Borislav  Stefanovic dhe drejtuesja e ekipit të Prishtinës Edita Tahiri thanë për mediat se është arritur marrëveshje edhe për kadastrat.

Boris Stefanoviq drejton delegacionin serb

Boris Stefanoviq drejton delegacionin serb

Nga BE-ja u njoftua se delegacionet kanë rënë dakord për lëvizjen e lirë të mallrave dhe se do të pranohet vula "doganës së Kosovës", si rezultat embargoja reciproke tregtare do të hiqet.

"Ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve në rajon dhe sigurimin e Lëvizjes së lirë të mallrave në përputhje me vlerat evropiane ", thuhet në komunikatën e dalë nga takimi, të cilin e kryesoi ndërmjetësuesi i BE-së Robert Kuper

Edita Tahiri u tha gazetarëve se "kontrollin doganor dhe policor sigurisht do ta kryejnë autoritetet e qeverisës ë Kosovës."

Edita Tahiri

Edita Tahiri drejton delegacionin shqiptar

Kreu i delegacionit të Serbisë Borislav Stefanovic, kishte deklaruar më parë seSerbia nuk do të pranojë doganën e Kosovës në pikëkalimet administrative.

Tahiri tha se me gjithë mosmarrëveshjet dhe atmosferën e rëndë, në bisedime është gjetur një zgjidhje, siç pohoi ajo, në të mirën e popullit të Kosovës, të Serbisë dhe të rajonit.

 Tahiri  ashtu si më parë Stefanovic, tha se raundi i ardhshëm i dialogut pritet në fund të shtatorit. Ajo tha se të shtunën në Bruksel duhet të mblidhet grupi për zbatimin e planit operativ për marrëveshjet e arritura, për lirinë e lëvizjes dhe regjistrat kadastralë.

Autor: Marina Maksimovic/Angjelina Verbica

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

DW.COM