1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vuk Jeremiç merr post në OKB

Ministri Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, u zgjodh këtë të premte president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ai tha se zgjedhja e tij është edhe një tribut për popullin serb.

Vuk Jeremiç

Vuk Jeremiç

Ministri Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, u zgjodh këtë të premte president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në një votim të paqartë deri në minutën e fundit,  të parin e këtij lloji që prej 20 vjetësh, 36 vjeçari Jeremiç fitoi para ambasadorit të Lituanisë në OKB, Dalius Cekuolis. Për Jeremicin votuan 99 vende, për Cekuolis 85. Serbi Jeremiç do ta marrë detyrën në shtator në mbledhjen e përgjithshme vjetore dhe do të drejtojë për një vit dhomën e 193 shteteve anëtare të OKB-së.

Para votimit ka patur pakënaqësi, sepse në fakt Cekuolis ishte kandidati i përgjithshëm i vendeve evropianolindore, të cilat kësaj rradhe kishin të drejtë të propozonin. Cekuolis ishte propozuar para tetë vjetësh, Jeremiç kandidon që nga janari. Diplomatët shprehën pakënaqësinë se Rusia ka vepruar energjikisht në prapaskenë, për të bindur vendet që të zgjedhin Jeremicin.

Për neutralitetin e Jeremiçit ka patur dyshime: Ai ka deklaruar disa herë në Serbi, se do të angazohet për vendin e tij në postin e ri. «Ne jemi një vend i vogël, në zhvillim, që nuk bën pjesë në asnjë aleancë politike apo ushtarake", tha Jeremic menjëherë pas zgjedhjes së tij. «Unë dua të bashkëpunoj me të gjithë.»

Ai tha se zgjedhja e tij është edhe një tribut për popullin serb: «Pas përjetimeve të tmerrshme Serbia i ka shtrirë dorën fqinjëve të vet, një periudhë e dhimbshme ka marrë fund...(...) Ne nuk kemi interes tjetër, përveç përparimit të të gjithë njerëzimit.»

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka thjesht detyra protokollare.

  • Data 08.06.2012
  • Autor DPA Angelina Verbica
  • Fjalët kyç Serbien, Jeremic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15B31
  • Data 08.06.2012
  • Autor DPA Angelina Verbica
  • Fjalët kyç Serbien, Jeremic
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15B31