1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vuçiq vazhdon të përballet me protesta

Mijëra serbë kanë protestuar të shtunën (08.04) në Beograd kundër presidentit të sapozgjedhur, Aleksandar Vuçiq. Presidenti i ri ka reaguar, duke thënë, se kushdo ka të drejtë të shprehë mendimin.

Për të gjashtën ditë me radhë protestojnë në Serbi mijëra vetë kundër presidentit të sapozgjedhur, Aleksandas Vuçiq. Para qeverisë u mblodhën të shtunën (08.04) kryesisht studentë, por edhe anëtarë të sindikatave të policisë e ushtrisë. Më shumë se 10.000 vetë kanë vazhduar pastaj marshin e tyre nëpër rrugët e Beogradit, raporton agjencia AFP.

Presidenti i sindikatës së policisë, Veljko Mijailovic e përshëndeti para njerëzve të grumbulluar „koalicionin e madh të ushtrisë, policisë e popullit", ka njoftuar agjencia Beta. Demonstruesit thërrisnin „ne jemi shumë". Ata e cilësuan Vuçiqin si hajdut që ka vjedhur votat.

Të dielën e kaluar, Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale me 55% të votave që në raundin e parë. Presidenti i ri u shpreh se kushdo ka të drejtë të shprehë mendimin e tij, por „e rëndësishme është, që gjërat të zhvillohen në mënyrë demokratike dhe absolutisht të qetë." Vuçiq kërkon të ngjitet në post në maj. Edhe opozita serbe e ka kritikuar presidentin e ri, për shkak të prezencës së tij mediatike të kudogjendshme, që për opozitën nuk mundësoi shanse të barabarta. Sipas saj ndaj votuesve është ushtruar edhe presion.