1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vuçiq qëllohet me gurë në Srebrenicë

Demonstrues të zemëruar e detyrojnë Vuçiqin të largohet nga Srebrenica. Para ceremonisë ai e kishte dënuar masakrën e Srebrenicës si një "krim monstruoz". Por atje qëllohet me gurë.

Protestues të zemëruar e përzunë kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq prej kremtimeve në përkujtim të masakrës së Srebrenicës. Demonstruesit njoftohet se fishkëllyen në mënyrë masive dhe ngacmese dhe qëlluan me gurë dhe shishe, dhe ai u detyrua të largohej nga ceremonia përkujtimore. Vuçiqi është qëlluar në fytyre dhe i janë thyer syzet. Policia ka arrestuar një person.

Vuçiq: më kanë qëlluar...

Arrestohet nje person

Arrestimi

Ai pëshkruan edhe sulmin: "Kur kemi dalur dhe kam vendosur lule, kam dëgjuar thirrjet ‘Allahu ekber’ dhe filluan të gjuajnë me gjësende. Këtu kam dashur t’i pyes: Pse më sulmoni? Pse më gjuani kur ua kam shtrirë dorën për paqe?”, ka thënë kryeministri serb, në një konferencë për media, pas suzmit.

Ai ka shtuar se sulmi ka qenë i organizuar mirë. Por atë nuk e kanë bërë familjet e viktimave. “Jam qëlluar me gurë në buzë, syzat më janë thyer. Shpreh keqardhje se diçka e tillë ka ndodhur. Disa njerëz nuk e dinë se jam për pajtim. Por pavarësisht asaj që pashë, urrejtjes që deri më tani nuk e kam parë, dora ime mbetet e shtrirë për popullin boshnjak”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Aleksandar Vucic

Vucic perkujton viktimat

Sulmin e kanë denuar edhe autoritetet e tjera serbe, duke e quajtur sulm ndaj Serbisë dhe shtetit të tyre.

Vucic: Krim monstruoz

Para ceremonisë përkujtimore të masakrës së Srebrenicës, kryeministri serb Aleksandar Vucic, e kishte dënuar atë si një "krim monstruoz". "Serbia e dënon këtë krim të tmerrshëm në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke dhe ndjen neveri për të gjithë ata që morën pjesë në të, dhe do t'i nxjerrë ata në gjyq," shkroi Vuçiq në një letër të hapur pak para pjesëmarrjes së tij në ceremininë përkujtimore. Por ai e mënjanoi termin "gjenocid".

"Nuk ka fjalë për të shprehur keqardhjen dhe dhimbjen për viktimat, as zemërimin kundër atyre që kanë kryer këtë krim monstruoz," shkroi Vuçiq. Ai shkruante se e ndjen si "detyrë të përkulet para viktimave". Qeveria serbe dëshiron të jetojë së bashku me boshnjakët dhe të rivendosë besimin, shkruante Vucic duke shtuar, "dora ime është shtrirë" dhe se ky është detyrimi e tij ndaj atyre që kanë vdekur, dhe për brezat e ardhshëm.

Pjesëmarrje masive

Karahas dhjetëra mijëra boshnjakëve, në cerenutë e përkujtimit të 20 vjteotirt të masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, të kryer nga forcat serbe në Srebrenicë, kanë marrë pjesë edhe ish - Presidenti amerikan Bil Clinton si dhe shumë politikanë dhe burrështetas të tjerë. Para 20 vitesh forcat serbe kanë ekzekutuar këtu në mënyrën më barbare rreth 8000 burra dhe djem të pafajshëm muslimanë.

DW.COM