1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vritet pak orë pas rrëmbimit të saj në Çeçeni aktivistja ruse për të drejtat e njeriut Natalja Estemirova

Të mërkurën (15.7.) u gjet e vdekur pak orë pas rrëmbimit të saj në Çeçeni aktivistja ruse për të drejtat e njeriut Natalja Estemirova. Sipas agjencive ruse të lajmeve, trupi pa jetë u gjet në republikën e Ingushetisë.

default

Aktivistja ruse për të drejtat e njeriut Natalja Estemirova

Estemirova, jetonte në kryeqytetin çeçen Grozni, ku drejtonte degën e organizatës për të drejtat e njeriut Memorial, e cila mbledh që prej vitit 1999 dëshmi për shkelje të të drejtave të njeriut në Çeçeni.

Për organizatat për të drejtat e njeriut në Çeçeni dhe në Kaukazin Verior vrasja e Natalja Estemirovës është një goditje e rëndë. Si edhe gazetarja Ana Politkovskaja, e cila u vra në vitin 2002, ajo kishte bërë publike shkeljet e të drejtave të njeriut në Çeçeni: torturat, vrasjet, zhdukjet e njerëzve. Estemirova angazhohej për gjetjen e të zhdukurve, dokumentonte rastet në fjalë, u vinte në ndihmë të afërme dhe organizonte ndihma mjeksore si dhe juridike përmes avokatëve.

Luftëtare e angazhuar për të drejtat e njeriut

Estemirova konsiderohej si luftëtare e angazhuar për të drejtat e njeriut, që merrej para së gjithash me gjendjen në Kaukaz. Ajo ishte shoqe e ngushtë e gazetares ruse Ana Politkovskaja të vrarë në vitin 2006. 50-vjeçarja e dinte rrezikun që i kanosej për punën e saj, por sikurse shprehej edhe vetë, kjo ishte detyra e saj, t'u vinte në ndihmë njerëzve, pavarësisht se cili mund të ishte çmimi për këtë angazhim.

Veprimtaria e saj në ndihmë të të zhdukurve dhe për të drejtat e njeriut i kushtoi tani jetën. Edhe Kremlini mendon madje se vrasja e Estemirovës lidhet me punën e saj. Kolegët e saj thonë se Estemirova ishte e vetmja e cila guxonte të shkonte në Çeçeni dhe të akuzonte hapur presidentin Ramsam Kadirov.

Kremlini fillon hetimet

Kremlini nisi për në Kakukazin Verior kryehetuesin Bastrirkin. Edhe presidenti Medvedjev reagoi çuditërisht shpejt në lidhje me vrasjen. Duke shprehur zemërimin për vrajsen e Estemirovës ai kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të këtij krimi.

BE-ja dhe SHBA-s e dënuan ashpër vrasjen e aktivistes ruse për të drejtat e njeriut Natalja Estemirova. Kryesia suedeze e Këshillit të BE-së kërkoi zbardhjen e shpejtë të sfondit të kësaj vepre. Ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt tha: " Ne e dënojmë këtë akt brutal dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të gjejnë përgjegjësit për këtë vepër."

Zëdhënësi i MPJ të SHBA-s Ian Kelly tha se Estemirova ishte një personalitet i nderuar, e cila i ishte përkushtuar zbardhjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut në Çeçeni.

Autor: Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Sonila Harasani

  • Data 16.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IqpO
  • Data 16.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IqpO