1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Vritet një kosovar në sulmin ndaj një lokali nate

Si pasojë e një sulmi nga disa persona, ka humbur jetën një 44 vjeçar me prejardhje nga Kosova. U plagos edhe një grua kosovare. Shkaqet ende nuk dihen. Katër të dyshuarit janë në paraburgim.

Hamburg- Reeperbahn

Hamburg- Reeperbahn

Natën e së mërkurës në një bar në Reeperbahn të Hamburgut në Gjermani, është vrarë një burrë me prejardhje nga Kosova dhe është plagosur një grua, edhe ajo me prejardhje nga Kosova, bëri të ditur policia të enjten (05.04). Rreth orës 00:30 pas mesnatës, një grup personash të armatosur me thika dhe armë, disa prej të cilëve me maska, kanë hyrë me forcë në një lokal ku ishin të pranishëm së paku pesë veta dhe kanë qëlluar mbi ta. Ngjarja ka ndodhur në St.Pauli, zonën e Hamburgut, e njohur si qendër e argëtimit, prostitucionit dhe krimit.

Nga një sulm me thikë u plagos rëndë kosovari 44 vjeçar, i cili më vonë vdiq, ndërsa gruaja 31 vjeçe është qëlluar dhe ka pësuar plagosje në krah.

Pak pas kësaj ndodhie forcat speciale arrestuan katër të dyshuar të cilët ishin fshehur në banjot e grave në një kafene afër vendit të ngjarjes. Komisioni për vrasjen i Zyrës së Kriminalistikës së landit të Hamburgut ka nisur hetimet. Të dhëna  për motivin e këtij sulmi të përgjakshëm hetuesit nuk dhanë. Shkaqet ende nuk dihen, tha një zedhënës. E paqartë është po ashtu se cili nga burrat sulmoi me thikë dhe kush mund të ketë qëlluar. Të dyshuarit janë dërguar ditën e enjte (05.04) në paraburgim. Ata janë katër persona të moshës mes 24 dhe 37 vjeç.

Autor:dpa/afp M.Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama